Europa Postuar më 25 Qershor 2022, 11:10

Protestë në Slloveni për karburantet - Qeveria pezullon disa taksa, ulen çmimet

Nga SCAN TV

Nafta në Slloveni, që shitet me 1.89 euro për litër, është ulur në shumicën e pikave të karburanteve përgjatë autostradave në Slloveni, pasi qeveria hoqi dorë nga disa taksa për karburantet.

Sipas mediave sllovene, distributorët e tjerë do të përshtaten me këtë çmim të reduktuar në ditët në vijim.

Kjo është një masë e përkohshme e qeverisë e cila brenda dy muajsh ka pezulluar dy taksa për karburantet: kontributin për efikasitetin e energjisë dhe për burimet e rinovueshme të energjisë.

Qeveria e miratoi masën pasi vendimi i saj i mëparshëm për liberalizimin e plotë të çmimeve të derivateve të naftës në spikat e karburanteve në autostrada shkaktoi pakënaqësi të madhe, veçanërisht tek transportuesit, dhe çoi në mungesa të herëpashershme të karburantit në pikat jashtë autostradave, ku çmimi i të gjitha karburanteve mbeti i fiksuar dhe më i ulët.

Çmimi i ri i reduktuar i naftës në pikat e karburanteve në autostrada vlen për të gjitha automjetet, jo vetëm për transportuesit apo konsumatorët vendas.

Qeveria e kryeministrit Robert Golob u bëri thirrje të gjithë distributorëve të karburanteve që të rregullojnë vetë marzhet e tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në uljen e çmimeve. Në të kundërt do të jetë ekzekutivi slloven që do të vlerësojë dhe vendosë një tavan për cmimin e karburanteve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat