Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2022, 10:48

Pandemia, rekord pensionesh të mbyllura - Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin

Nga SCAN TV

Pandemia COVID-19 ka bërë që numri i pensioneve të mbyllura të rritet ndjeshëm për shkak se shumë individë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore,  viti që lam pas, kur dhe ishte kulmi i pandemisë, ka shënuar dhe shifrën rekord, në 19.323 pensione të mbyllura.

Numri mesatar  pensioneve të mbyllura në vitet 2018-2019 ka qendruar në rreth 13 mijë, ndërkohë në 2020-ën ka nisur rritja në 15.590 për të arritur shifrën rekord gjatë vitit që lam pas.

Vetëm në 2021-shin kanë humbur jetën 3733 pensionistë më shumë. Nga shifrat vihet re se numin më të lartë e regjistrojnë meshkujt, ku rezulton se kanë humbur jetën mbi 10.700 pensionistë meshkuj dhe rreth 8600 gra. Mosha e tretë ka qenë edhe më e prekura nga coronavirusi, gjë që reflektohet edhe në shifrat zyrtare.

Po ashtu gjatë këtij viti ka rënë dhe koha mesatare e gëzimit të pensionit në 22.4 vite, ndërkohë që në vitet e tjera rezulonte 22.8 vite.

Nga ana tjetër gjatë këtij viti janë lidhur mbi 31.600 pensione të reja pleqërie.  Ata që kanë dalë më së shumti në pension përgjatë këtij viti janë të gjinisë mashkullore. Masa mesatare mujore e pensioneve të reja arrin në 14,652 lekë në muaj.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=C3cue4BHrO8

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat