Vetëm 4 ekselentë në gjuhë shqipe, letërsi - 383 maturantë shkojnë në vjeshtë, nota mesatare 7.45
Janë publikuar rezultatet për provimin e dytë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky provim u krye në total nga 29731 maturantë ku 383 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur për në vjeshtë, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Krahasuar me një vit më parë në këtë provim vërehet një përmirësim I lehtë teksa në 2021 vetëm 2 maturantë rezultuar me notë ekselente ndërsa 1911 prej tyre ngelën.
8285 maturantë kanë marrë notën nga 7.00-7.99 e cila rezulton të jetë dhe nota mbizotëruese. Maturantët e Kukësit kanë arritur mesataren më të lartë në këtë provim me notën 7.84 i pasuar nga Korca e Lezha, ndërsa notën mesatare më të ulët e ka regjistruar Berati 7.41.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45.
Maturantët përmbyllën ciklin e provimeve të maturës shtetërore ditën e premte me atë të lëndëve me zgjedhje. Por ankesat nuk munguan as këtë vit ku sipas tyre provimi i lëndës me zgjedhje biologji ishte shumë i vështirë. Ministrja e arsimit ka reaguar për këtë gjë duke thënë se do të merren parasysh kërkesat e maturantëve.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Mv9LHYboQVc
Sondazh

Një filtër pambuku për të kapur CO2 – SHBA projekton pëlhurën që mund të ndajë karbonin nga ajri dhe përzierjet e gazit!
Nga SHBA vjen një filtër pambuku i projektuar për të kapur CO2 nga rrjedhat e shkarkimit të termocentraleve: Ja si funksionon (dhe çfarë duhet ende......

Perspektiva të zymta për ekonominë gjermane – Ekonomistët: Në dimër pritet një recesion i rëndë!
Gjendja në ekonominë gjermane është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Sipas ekonomistëve në dimër pritet një......

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën!
Elektrosever që u licencua nga ZRRE, është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Kompania do......

Skandali, mjekët specializantë nuk paguhen - Ministria e Mbrojtjes diferencon civilët nga ushtarakët, Komisioneri: Diskriminim, të merren masa
Mjekët specializantë civilë, të cilët e fitojnë të drejtën e studimit përmes kuotave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk marrin asnjë lloj pagese për shërbimin që......

5 planetë do rreshtohen sot në një linjë të rrallë planetare – Fenomeni nuk do të shihet më deri në vitin 2040!
Pesë planetë kryesorë në sistemin tonë diellor janë rreshtuar në një rresht për një lidhje të rrallë planetare të dukshme me sy të lirë. Në një qiell të......

Toyota tërheq mbrapsht 2700 automjete për shkak të shqetësimeve se rrotat e tyre mund të bien!
Gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve se rrotat......

Doganat zvicerane monitorojnë importimin e arit rus me vlerë 200 milion dollarë!
Autoritetet doganore zvicerane thanë të premten se po gjurmojnë rreth 3 ton ar me origjinë ruse që hynë në Zvicër nga Britania muajin e kaluar për të vëzhguar......

Alarm për furnizimin me gaz në Gjermani - Zv/kancelari, apel banorëve: Ju lutem kufizoni konsumin, është sasi e limituar!
Gjermania rrezikon të mbesë pa gaz nëse furnizimet ruse do të qëndrojnë në nivelet aktuale, dhe disa industri do të duhet të mbyllen nëse mungesa do të......