Perspektiva të zymta për ekonominë gjermane – Ekonomistët: Në dimër pritet një recesion i rëndë!
Gjendja në ekonominë gjermane është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Sipas ekonomistëve në dimër pritet një recesion i rëndë.
Ekonomistët gjermanë mendojnë se në dimër Gjermania do të preket nga një recesion i rëndë. Instituti Gjerman për Studime Ekonomike Ifo, i cili përgatit prognoza për zhvillimin ekonomik intervistoi gjatë muajit maj dhe qershor 9,000 menaxherë për situatën dhe perspektivat e bizneseve të tyre.
Shkak kryesor për prognozat e errëta është reduktimi i madh i furnizimeve me gaz nga Rusia, të cilat edhe mund të ndërpriten plotësisht. Të enjten qeveria gjermane shpalli gjendjen e alarmit në lidhje me rezervat e gazit. "Rritja e çmimeve të energjisë dhe mungesa e gazit po shkaktojnë shqetësim të madh për ekonominë gjermane", tha drejtori i institutit Ifo, Clemens Fuest. Sipas tij dhe ekonomistëve të tjerë Gjermania mund të përfshihet nga një krizë ekonomike.
Recesion i rëndë në dimër
Sipas ekonomistëve të institutit Ifo pushtimi rus i Ukrainës po shkakton rritje të çmimeve të lëndëve të para, rritje të mungesës në furnizime dhe rritje të pasigurisë midis kompanive dhe konsumatorëve. Prandaj instituti Ifo e ka ulur parashikimin e tij për rritjen e ekonomisë gjermane këtë vit nga 3.1 në 2.5 për qind.
Për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në 3.7 për qind, megjithatë ekonomistët kanë frikë nga një recesion i rëndë në dimër, nëse nuk do të ketë furnizime me gaz rus. "Situata në tregun e gazit është kërcënuese," tha Jens Südekum, këshilltar i qeverisë gjermane dhe profesor për ekonominë ndërkombëtare në Universitetin Heinrich Heine në Dyseldorf. "Nëse furnizimet me gaz rus do të ndërpriten, ekziston rreziku i racionimit të gazit si dhe ndërprerje e prodhimit industrial. Rezultati mund të jetë një recesion i rëndë", tha Jens Südekum.
Jo vetëm gazi rus
Sipas ekonomistit të Commerzbank, Jërg Krämer, situata ekonomike është më e zymtë nga sa parashikon instituti Ifo pasi nga njëra anë reduktimi i mëtejshëm i furnizimeve me gaz rus mund të çojë në racionimin e gazit për industrinë gjë që do të jetë me pasoja të rënda dhe nga ana tjetër, edhe rritja masive e normave të interesit nga Banka Qendrore e SHBA-së ka të ngjarë të shkaktojë një recesion në SHBA. Duke pasur parasysh të gjitha këto rreziqe në rritje, ne e kemi ulur parashikimin tonë për Gjermaninë për vitin 2023 nga 2.5 në vetëm 1.0 %", tha Krämer. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën!
Elektrosever që u licencua nga ZRRE, është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Kompania do......

Skandali, mjekët specializantë nuk paguhen - Ministria e Mbrojtjes diferencon civilët nga ushtarakët, Komisioneri: Diskriminim, të merren masa
Mjekët specializantë civilë, të cilët e fitojnë të drejtën e studimit përmes kuotave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk marrin asnjë lloj pagese për shërbimin që......

5 planetë do rreshtohen sot në një linjë të rrallë planetare – Fenomeni nuk do të shihet më deri në vitin 2040!
Pesë planetë kryesorë në sistemin tonë diellor janë rreshtuar në një rresht për një lidhje të rrallë planetare të dukshme me sy të lirë. Në një qiell të......

Toyota tërheq mbrapsht 2700 automjete për shkak të shqetësimeve se rrotat e tyre mund të bien!
Gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve se rrotat......

Doganat zvicerane monitorojnë importimin e arit rus me vlerë 200 milion dollarë!
Autoritetet doganore zvicerane thanë të premten se po gjurmojnë rreth 3 ton ar me origjinë ruse që hynë në Zvicër nga Britania muajin e kaluar për të vëzhguar......

Alarm për furnizimin me gaz në Gjermani - Zv/kancelari, apel banorëve: Ju lutem kufizoni konsumin, është sasi e limituar!
Gjermania rrezikon të mbesë pa gaz nëse furnizimet ruse do të qëndrojnë në nivelet aktuale, dhe disa industri do të duhet të mbyllen nëse mungesa do të......

Vjena është qyteti ku jetohet më mirë - Për herë të tretë kryeqyteti i Austrisë shpallet më i miri
Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Ngjarjet e këtij viti sigurisht që kanë pasur ndikim në......

Europë, kaos në sektorin e transportit - Grevë në hekurudhat e Mbretërisë së Bashkuar dhe aeroportet belge
Grevat e personelit të transportit, vonesa në linja, anulim udhëtimesh dhe pakënaqësi të pasagjerëve. Është vërtet kaotike situata e transportit në Europë për......