Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën!
Elektrosever që u licencua nga ZRRE, është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Kompania do të bëjë furnizimin dhe faturimin e energjiës së shpenzuar në veri.
Kompania Elektrosever që do të bëjë furnizimin dhe faturimin e enerjgisë së shpenzuar në veri të Kosovës u licencua nga zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE). Këtë e bëri të ditur ZRRE, pas votimit të bordit me pesë vota pro dhe asnjë kundër. Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.
Licencimi i Elektrosever në Kosovë u bë vetëm tri ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e cila u nënshkrua në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Në fakt në parim marrëveshja për energjinë ishte nënshkruar qysh në vitin 2013, por, që të fillojë të zbatohet, palët u pajtuan me 21 qershor në Bruksel.
Më shumë se dy dekada pa paguar energjinë
Që nga viti 1999 pas përfundimit të luftës, qytetarët serbë të katër komunave veriore, Zveҫan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, nuk paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-se, Ymer Fejzullahu, tha të premten se tani qytetarët e katër komunave në veri - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të faturohen me çmimet që i ofron kompania furnizuese, Elektrosever.
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, që nënshkroi zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, deklaroi se "kompania Elektrosever, nuk do të prodhojë energji, por do ta blejë atë, qoftë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar, ndërsa inkasimin do ta bëjë vetë.
Sulmohet Elektrokosmet në veri
Vetëm tri ditë pas dakordimit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë në veri u sulmua me një mjet shpërthyes objekti i Elektrokosmet-it në veri të Kosovës. Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete përreth, ndërsa, lëndime në njerëz nuk pati. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, në një reagim të tij, bëri përgjegjës "strukturat paralele serbe në veri për sulmin mbi objektin e Elektrokosmet”. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Skandali, mjekët specializantë nuk paguhen - Ministria e Mbrojtjes diferencon civilët nga ushtarakët, Komisioneri: Diskriminim, të merren masa
Mjekët specializantë civilë, të cilët e fitojnë të drejtën e studimit përmes kuotave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk marrin asnjë lloj pagese për shërbimin që......

5 planetë do rreshtohen sot në një linjë të rrallë planetare – Fenomeni nuk do të shihet më deri në vitin 2040!
Pesë planetë kryesorë në sistemin tonë diellor janë rreshtuar në një rresht për një lidhje të rrallë planetare të dukshme me sy të lirë. Në një qiell të......

Toyota tërheq mbrapsht 2700 automjete për shkak të shqetësimeve se rrotat e tyre mund të bien!
Gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve se rrotat......

Doganat zvicerane monitorojnë importimin e arit rus me vlerë 200 milion dollarë!
Autoritetet doganore zvicerane thanë të premten se po gjurmojnë rreth 3 ton ar me origjinë ruse që hynë në Zvicër nga Britania muajin e kaluar për të vëzhguar......

Alarm për furnizimin me gaz në Gjermani - Zv/kancelari, apel banorëve: Ju lutem kufizoni konsumin, është sasi e limituar!
Gjermania rrezikon të mbesë pa gaz nëse furnizimet ruse do të qëndrojnë në nivelet aktuale, dhe disa industri do të duhet të mbyllen nëse mungesa do të......

Vjena është qyteti ku jetohet më mirë - Për herë të tretë kryeqyteti i Austrisë shpallet më i miri
Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Ngjarjet e këtij viti sigurisht që kanë pasur ndikim në......

Europë, kaos në sektorin e transportit - Grevë në hekurudhat e Mbretërisë së Bashkuar dhe aeroportet belge
Grevat e personelit të transportit, vonesa në linja, anulim udhëtimesh dhe pakënaqësi të pasagjerëve. Është vërtet kaotike situata e transportit në Europë për......

NASA ndalon ankandin për pluhurin hënor - Çdo material i sjellë në Tokë nga misioni Apollo 11 do i dorëzohet qeverisë amerikane
NASA ka bllokuar ankandin në të cilin do të shitej “pluhuri hënor” duke filluar nga 400 mijë dollarë. Nasa kërkon që materiali i sjellë në tokë nga misioni......