Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2022, 10:44

“3 kampuse universitare të pandërtuara” - Qëndresa qytetare rreshton premtimet e qeverisë të lëna në letër  

Nga SCAN TV

Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë gjenden vetëm në letër.  Kështu ka dalë në përfundim organizata qëndresa qytetare e cila në një raport të saj të publikuar së fundmi thotë se shumë  zotime duke filluar nga ndërtimi i kampusit universitar në Qytetin Studenti dhe deri tek kredia studentore ende nuk janë mbajtur.

28 mije m2 kampus universitar në qytet student, kampus për artet dhe kampus të UPT ishin premtimet e qeverisë Rama në fushatën zgjedhore të cilat nuk janë realizuar.  Në raportin e saj qëndresa qytetare thotë se punimet e vetme mbi konviktet janë kryer në qytet studentit me restturimin e disa prej tyre.  Në vitin 2018 nëpërmjet Paktit për Universitetin u premtuan  godina multifunksionale, të cilat brenda tre vitesh do të dyfishonin numrin e studentëve të akomoduar në konvikte nga 7200 në 14 000 studentë.

Sot, pas 4 vitesh nga ky zotim, përveç numri i shtretërve në dispozicion të studentëve është 5549 në kryeqytet dhe 2200 në kampusin e ri të UBT larg objektivit të premtuar në 14 000 shtretër. Ndërsa në konviktet e universitet bujqësor të cilat janë të shembura do të strehojnë 1/3 e numrit total të studentëve që ka ky universitet. Aktualisht në kryeqytet studiojnë rreth 56 500 studentë në universitetet publike dhe rreth 22 000 ne ato private, ndërkohë që numri total i shtretërve të vëna në dispozicion vetëm 7% kapacitetet akomoduese.

Portali i transparencës, një premtim i thënë nga qeveria por i cili nuk përmban asnjë njoftim nga universitetet apo prokurimet publike te bëra. Ndërsa nga ana tjetër për kontrollin e plagjiaturave në universitet kjo organizatë nga vëzhgimet e bëra ka dalë në rezultatin se është mosfunksionale.

Qëndresa qytetare bënë të ditur se biblioteka dixhitale një investim rreth 680 mijë dollar, nuk gjeneron informacionet e nevojshme per studentët për kurrikulat e tyre mësimore, nuk aksesojnë dot librat, artikujt apo materialet shkencore në gjuhën shqipe.  Ndërkohë kredia studentore është hequr si mundësi për të gjithë të rinjtë e universiteteve.

Për arsimin e mesëm dhe të ulët premtime të parealizuara nga qeveria  të konstatuara nga kjo organizatë janë dhënia fund e mësimit me turne, kthimi dhe përshtatja e shkollave në qendra komunitare dhe digjitalizimi i procesit mësimor në shkollat e vendit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=dIfV2g77H94

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat