Si do tatohen investimet në fondet private të pensioneve? - Pr.ligji/ Tatim progresiv në rastet e tërheqjes së parakohshme
Ministria e Financave ka përcaktuar se si do të tatohen investimet e individëve apo punëdhënësve në fondet private të pensioneve. Në projektligjin e ri për “tatimin mbi të ardhurat” të hedhur për konsultim së fundmi, neni 20 saktëson këtë regjim. Konkretisht, sipas këtij neni, kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
Duke bërë që ajo pjesë që investohet, të jetë e patatushme. Po ashtu, kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me aktivet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese. Ndërsa kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
Draftiligji përcakton se kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një fond pensioni vlerësohen shpenzim operativ, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me pagën minimale dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i njohur, për qëllime të tatimit mbi fitimin.
Por sipas ligjit, individët tatohen në rastin e tërheqëjes së parakohshme. Konkretrisht “tërheqja e parakohshme tatohet me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale për vlerën e plotë të aktiveve të tërhequra parakohe, përfshirë kontributet”. Po ashtu, pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit në mënyrë periodike mujore, tatohen vetëm për kthimin nga investimi, me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale.
Për anëtarët e fondit të pensionit, të cilët kanë investuar në fond kursimet e tyre individuale të taksuara më parë, tatimit për kthimin nga investimi me normën në fuqi i bëhet zbritje 15 % e detyrimit të tatimit për tu paguar. Ndërsa pagesat e marra nga antari i fondit të pensionit në mënyrë të menjëhershme, përpara afatit të marrjes së tyre në mënyrë periodike mujore siç parashikohet në ligjin për fondet e pensionit privat, tatohen me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale për vlerën e plotë të aktiveve të tërhequra, përfshirë kontributet.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=OKg51NPHGWw
Sondazh

“3 kampuse universitare të pandërtuara” - Qëndresa qytetare rreshton premtimet e qeverisë të lëna në letër
Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë gjenden vetëm në letër. Kështu ka dalë në përfundim organizata qëndresa qytetare e cila në një raport të saj të......

Vetëm 4 ekselentë në gjuhë shqipe, letërsi - 383 maturantë shkojnë në vjeshtë, nota mesatare 7.45
Janë publikuar rezultatet për provimin e dytë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky provim u krye në total nga 29731 maturantë ku 383......

Një filtër pambuku për të kapur CO2 – SHBA projekton pëlhurën që mund të ndajë karbonin nga ajri dhe përzierjet e gazit!
Nga SHBA vjen një filtër pambuku i projektuar për të kapur CO2 nga rrjedhat e shkarkimit të termocentraleve: Ja si funksionon (dhe çfarë duhet ende......

Perspektiva të zymta për ekonominë gjermane – Ekonomistët: Në dimër pritet një recesion i rëndë!
Gjendja në ekonominë gjermane është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Sipas ekonomistëve në dimër pritet një......

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën!
Elektrosever që u licencua nga ZRRE, është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Kompania do......

Skandali, mjekët specializantë nuk paguhen - Ministria e Mbrojtjes diferencon civilët nga ushtarakët, Komisioneri: Diskriminim, të merren masa
Mjekët specializantë civilë, të cilët e fitojnë të drejtën e studimit përmes kuotave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk marrin asnjë lloj pagese për shërbimin që......

5 planetë do rreshtohen sot në një linjë të rrallë planetare – Fenomeni nuk do të shihet më deri në vitin 2040!
Pesë planetë kryesorë në sistemin tonë diellor janë rreshtuar në një rresht për një lidhje të rrallë planetare të dukshme me sy të lirë. Në një qiell të......

Toyota tërheq mbrapsht 2700 automjete për shkak të shqetësimeve se rrotat e tyre mund të bien!
Gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve se rrotat......