Ikën pandemia, shqiptarët më pak pako me postë/ Janar-mars, AKEP: 6.5 milionë shërbime postare, thuajse 450 mijë më pak se 2021!
Duket se fenomeni i rritjes së dërgesave postare ka qenë efekt i drejtpërdrejtë i Pandemisë Covid 19. Lehtësimi i saj gjatë tre muajve të parë të vitit ka ulur edhe volumin e objekteve postare të marra e të dërguara nga qytetarët shqiptarë. Sipas raportit zyrtar të AKEP, shikojmë një rënie në objektet postare në T1_2022 krahasuar me tremujorin paraardhës, por edhe me tremujorin e parë të vitit 2021.
Në total, janë kryer në tremujorin e parë të këtij viti 6,565,007 shërbime postare, mbi 200 mijë më pak se në tremujorin paraardhës. Rënia është shumë e fortë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, kur numri i shërbimeve postare ishte thuajse 7 milionë, afërisht 450 mijë më shumë se në periudhën janar mars 2022.
Nga krahasimi i periudhës T1_2022 me periudhën T4_2021 vërehet një rënie e shërbimeve postare me 3.5%, gjithashtu rënia vërehet dhe krahasuar me të njëjtën periudhë, një vit më parë, në vlerën 5%.
Nga të dhënat e raportuara nga AKEP rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me rreth 79.9%, ndjekur nga shërbimi ekspres me 13.6% dhe shërbimi jo universal 6.5%.
për sa i përket shërbimit Universal Postar, vihet re se Posta Shqiptare realizoi gjithsej 5,087,129 objekte, nga të cilat posta brenda vendit zë 97% të objekteve postare dhe posta ndërkombëtare zë 3% të objekteve postare. Për sa i përket Shërbimit Universal brenda vendit, janë regjistruar 4,340,563 shërbime për objekte të thjeshta dhe
746,566 shërbime për objekte të regjistruara/shërbime të veçanta. Në lidhje me Shërbimin Universal Postar Ndërkombëtar, janë regjistruar 26,256 objekte postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit dhe 132,431 objekte hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=rlBPI3QhIkY
Sondazh

Ndërtimet pa leje për strehim, ndërhyn Kushtetuesja - Ndërtoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shfuqizon nenin, gjoba joproporcionale
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e......

Pandemia, rekord pensionesh të mbyllura - Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin
Pandemia COVID-19 ka bërë që numri i pensioneve të mbyllura të rritet ndjeshëm për shkak se shumë individë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare të......

Si do tatohen investimet në fondet private të pensioneve? - Pr.ligji/ Tatim progresiv në rastet e tërheqjes së parakohshme
Ministria e Financave ka përcaktuar se si do të tatohen investimet e individëve apo punëdhënësve në fondet private të pensioneve. Në projektligjin e ri për......

“3 kampuse universitare të pandërtuara” - Qëndresa qytetare rreshton premtimet e qeverisë të lëna në letër
Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë gjenden vetëm në letër. Kështu ka dalë në përfundim organizata qëndresa qytetare e cila në një raport të saj të......

Vetëm 4 ekselentë në gjuhë shqipe, letërsi - 383 maturantë shkojnë në vjeshtë, nota mesatare 7.45
Janë publikuar rezultatet për provimin e dytë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky provim u krye në total nga 29731 maturantë ku 383......

Një filtër pambuku për të kapur CO2 – SHBA projekton pëlhurën që mund të ndajë karbonin nga ajri dhe përzierjet e gazit!
Nga SHBA vjen një filtër pambuku i projektuar për të kapur CO2 nga rrjedhat e shkarkimit të termocentraleve: Ja si funksionon (dhe çfarë duhet ende......

Perspektiva të zymta për ekonominë gjermane – Ekonomistët: Në dimër pritet një recesion i rëndë!
Gjendja në ekonominë gjermane është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Sipas ekonomistëve në dimër pritet një......

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën!
Elektrosever që u licencua nga ZRRE, është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Kompania do......