Ndërtimet pa leje për strehim, ndërhyn Kushtetuesja - Ndërtoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shfuqizon nenin, gjoba joproporcionale
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim pasi ajo nuk respekton parimin e proporcionalitetit.
Vendimi është marrë nga Gjykata këtë javë, pasi ajo mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, kërkesën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë së vendosjes së gjobave për ndërtimet pa leje për nevoja strehimi. Mekanizmi u vu në lëvizje nga padia e një individi që ka kundërshtuar aktet administrative të dënimit me gjobë dhe të prishjes së objektit, që ai e ka ndërtuar pa leje për qëllime banimi pas tërmetit të vitit 2019.
Ndërkohë që sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, kufizimi i të drejtës kushtetuese të pronës private duhet të respektojë kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës.
Duke e analizuar çështjen sipas këtyre kritereve, Gjykata vlerësoi se ndonëse dënimi me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje është bërë nëpërmjet një ligji të miratuar nga Kuvendi dhe i përgjigjet interesit publik për kontrollin e ligjshëm të territorit dhe frenimin/parandalimin e ndërtimeve pa leje, mënyra e llogaritjes së masës së gjobës për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave të strehimit nuk respekton kriterin e proporcionalitetit.
Shkak për të cilin, në vendimin zyrtar, Gjykata Kushtetuese vendos të pranojë pjesërisht kërkesën e Gjykatës së Shkallës së parë, duke shfuqizuar pikën e nenit që përllogarit vlerën e gjobës.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=ihptJf91nyQ
Sondazh

Pandemia, rekord pensionesh të mbyllura - Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin
Pandemia COVID-19 ka bërë që numri i pensioneve të mbyllura të rritet ndjeshëm për shkak se shumë individë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare të......

Si do tatohen investimet në fondet private të pensioneve? - Pr.ligji/ Tatim progresiv në rastet e tërheqjes së parakohshme
Ministria e Financave ka përcaktuar se si do të tatohen investimet e individëve apo punëdhënësve në fondet private të pensioneve. Në projektligjin e ri për......

“3 kampuse universitare të pandërtuara” - Qëndresa qytetare rreshton premtimet e qeverisë të lëna në letër
Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë gjenden vetëm në letër. Kështu ka dalë në përfundim organizata qëndresa qytetare e cila në një raport të saj të......

Vetëm 4 ekselentë në gjuhë shqipe, letërsi - 383 maturantë shkojnë në vjeshtë, nota mesatare 7.45
Janë publikuar rezultatet për provimin e dytë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky provim u krye në total nga 29731 maturantë ku 383......

Një filtër pambuku për të kapur CO2 – SHBA projekton pëlhurën që mund të ndajë karbonin nga ajri dhe përzierjet e gazit!
Nga SHBA vjen një filtër pambuku i projektuar për të kapur CO2 nga rrjedhat e shkarkimit të termocentraleve: Ja si funksionon (dhe çfarë duhet ende......

Perspektiva të zymta për ekonominë gjermane – Ekonomistët: Në dimër pritet një recesion i rëndë!
Gjendja në ekonominë gjermane është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Sipas ekonomistëve në dimër pritet një......

Kompania që do të faturojë energjinë në veri të Kosovës merr licencën!
Elektrosever që u licencua nga ZRRE, është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, por në Kosovë është themeluar sipas ligjeve të Kosovës. Kompania do......

Skandali, mjekët specializantë nuk paguhen - Ministria e Mbrojtjes diferencon civilët nga ushtarakët, Komisioneri: Diskriminim, të merren masa
Mjekët specializantë civilë, të cilët e fitojnë të drejtën e studimit përmes kuotave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk marrin asnjë lloj pagese për shërbimin që......