Njeriu më i pasur i Azisë dhuron 8% të pasurisë - Gautam Adani jep 7.7 miliardë dollarë për bamirësi në 60-vjetorin e tij
Manjati industrial indian Gautam Adani dhe familja e tij janë zotuar të dhurojnë 600 miliardë rupi - 7.7 miliardë dollarë – me rastin e 60 vjetorit të biznesmenit.
Adani është personi më i pasur i Azisë me një pasuri neto prej 92.7 miliardë dollarësh sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Miliarderi është themeluesi i konglomeratit Adani Group. Ai bëri të ditur me anë të një postimi në Tuitter se donacioni do të shkojë kryesisht për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe zhvillimin të aftësive për të ndihmuar në ndërtimin e "një Indie të barabartë dhe të gatshme për të ardhmen". Fondet do të shkojnë për Fondacionin Adani, president i të cilit është vetë ai.
I themeluar në vitin 1996, Fondacioni Adani fokusohet në programet sociale në Indi. Ai ka ndihmuar më shumë se 3.7 milionë njerëz në 2.410 fshatra në vend, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të fondacionit.
Adani është ngjitur më shumë se kushdo tjetër në renditjen e miliarderëve të Bloomberg këtë vit, pasi pasuria e tij neto është rritur 16.2 miliardë dollarë si rezultat i rritjes së aksioneve të kompanive të tij si Adani Green Energy, e cila është rritur me rreth 38% në vlerë këtë vit.
Ai i bashkohet njerëzve si Uarren Buffett dhe Bill Gates në premtimin e një pjese të pasurisë së tij për qëllime filantropike.
Adani është një miliarder që e ka krijuar nga zero pasurinë e tij. Ai u largua nga kolegji për të punuar si përpunues diamanti në vitin 1980 dhe filloi të importonte dhe eksportonte mallra të tjera në 1988. Më pas ai u zgjerua gradualisht në industri të tjera duke përdorur kredi, sipas raportimeve të Financial Times.
Adani i ka mbijetuar dy momenteve kritike gjatë jetës së tij.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=cxHJEVGqqvI
Sondazh

Grabitja më e fundit në botën e DeFi: Hakerët vjedhin 100 milionë dollarë në kriptomonedha!
Hakerët kanë vjedhur 100 milionë dollarë në kriptomonedhë nga Horizon, një e ashtuquajtur urë blockchain, në grabitjen më të fundit të madhe në botën e......

Ikën pandemia, shqiptarët më pak pako me postë/ Janar-mars, AKEP: 6.5 milionë shërbime postare, thuajse 450 mijë më pak se 2021!
Duket se fenomeni i rritjes së dërgesave postare ka qenë efekt i drejtpërdrejtë i Pandemisë Covid 19. Lehtësimi i saj gjatë tre muajve të parë të vitit ka ulur......

Ndërtimet pa leje për strehim, ndërhyn Kushtetuesja - Ndërtoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shfuqizon nenin, gjoba joproporcionale
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e......

Pandemia, rekord pensionesh të mbyllura - Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin
Pandemia COVID-19 ka bërë që numri i pensioneve të mbyllura të rritet ndjeshëm për shkak se shumë individë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare të......

Si do tatohen investimet në fondet private të pensioneve? - Pr.ligji/ Tatim progresiv në rastet e tërheqjes së parakohshme
Ministria e Financave ka përcaktuar se si do të tatohen investimet e individëve apo punëdhënësve në fondet private të pensioneve. Në projektligjin e ri për......

“3 kampuse universitare të pandërtuara” - Qëndresa qytetare rreshton premtimet e qeverisë të lëna në letër
Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë gjenden vetëm në letër. Kështu ka dalë në përfundim organizata qëndresa qytetare e cila në një raport të saj të......

Vetëm 4 ekselentë në gjuhë shqipe, letërsi - 383 maturantë shkojnë në vjeshtë, nota mesatare 7.45
Janë publikuar rezultatet për provimin e dytë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky provim u krye në total nga 29731 maturantë ku 383......

Një filtër pambuku për të kapur CO2 – SHBA projekton pëlhurën që mund të ndajë karbonin nga ajri dhe përzierjet e gazit!
Nga SHBA vjen një filtër pambuku i projektuar për të kapur CO2 nga rrjedhat e shkarkimit të termocentraleve: Ja si funksionon (dhe çfarë duhet ende......