Shqipëria Postuar më 30 Maj 2022, 14:31

Pronat e ushtrisë, 5 kallëzime në SPAK - Peleshi: Gjysma e bazës së Shëngjinit u ishte dhënë në pronësi privatëve

Nga SCAN TV

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur këtë të hënë në një interpelencë në Kuvend nga opozita për pronat e Forcave të Armatosura.

Peleshi ka sqaruar se aktualisht numërohen 1372 prona në emër të FA, ndërkohë që në vite ato kanë qenë shpesh subject aktesh korruptive.

Ai ju referua veçanërisht bazës së Shëngjinit, një pjesë e së cilës i është kaluar në pronësi subjekteve private.

Sa për bazën e NATO-s në Kuçovë, Peleshi tha se ajo merr rëndësi të dorës së parë me konfliktin në Ukrainë, ndërkohë që tha se edhe prona të tjera të ushtrisë mund të përdoren për investime.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat