Shqipëria Postuar më 30 Maj 2022, 14:06

“Ethet” për makina në Shqipëri - 40% më shumë/Në pak vite, shoqëria “përmbysi” shkallën e motorizimit

Nga SCAN TV

Në vitet e fundit, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i automjeteve në përdorim, çka ka sjellë jo vetëm një rritje të zotëruesve të tyre, por edhe një rritje të përqindjes së motorizimit të shoqërisë shqiptare.

Në vitin 2014, në Shqipëri kishte 378 mijë e 53 autovetura.

Tani, pasi kanë kaluar 8 vite, numri i automjeteve ka shkuar në 593 mijë e 280, duke njohur rritje me 215 mijë e 227, apo më rreth 40 %.

Tendenca e rritjes së numrit të automjeteve është dukshëm në rritje më galopante sesa e motomjeteve, mjeteve bujqësore apo mjeteve të punës ai autobuzë e kamionë.

Në 8 vite, numri i motomjeteve është rritur me 9 mijë më shumë, numri i autobuzëve me 1800 më shumë, i kamionëve me 3 mijë më shumë dhe i makinave bujqësore me 1400 më shumë se në vitin 2014.

Ritmi i rritjes së numrit të automjeteve ka ndikuar ndjeshëm edhe në ndryshimin e shkallës së motorizimit të shoqërisë shqiptare, raporton SCAN.

Nëse në vitin 2014 shkalla e motorizimit ishte 169,7 mjete për 1 mijë banorë, tashmë kjo shifër ka arritur në 262,7 mjete për 1 mijë banorë, duke treguar në këtë mënyrë se shqiptarët po blejnë makina.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat