Çmimet “godasin” kursimet/ Depozitat në lekë, 14 mld më pak në 4 muaj, rënia më e madhe prej 2007-ës!
Totali i depozitave në paranë e gjerë gjatë muajit prill të këtij viti fiksohet në 1.228 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.13 miliardë euro. Kjo shifër rezulton në rritje të lehtë, me 0.07% krahasuar me muajin mars të këtij viti, kur depozitat tkurreshin me 0.13% krahasuar me muajin shkurt. Por, pavarësisht rritjes së lehtë të depozitave në sektorin bankar, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, kjo tendencë nuk ka qenë e njëtrajtshme. Kështu, të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se totali i depozitave në sektorin bankar në monedhën vendase ka rënë lehtë gjatë muajit prill. Kjo rënie fiksohet pranë 0.63%, sinjalizojnë shifrat, duke regjistruar kështu muajin e tretë me radhë në rënie, pas marsit dhe shkurtit. Ndërkohë, muaji janar regjistronte një stanjacion, në rritje me vetëm 0.01% të depozitave në lekë.
Nëse i analizojmë shifrat edhe më në thellësi shohim se në 4 muajt e parë të këtij viti, rënia e depozitave në lekë në sektorin bankar është më e larta e regjistruar ndonjëherë, të paktën që prej vitit 2007, kur të dhënat janë publike. Gjatë prillit të këtij viti, rënia e depozitave në lekë krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar fiksohet pranë 14.3 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 118 milionë euro më pak para të depozituara në banka. Këto të dhëna sinjalizojnë kështu se kriza e çmimeve ka dhënë efekt të ndjeshëm te individët apo bizneset të cilët i kanë të ardhurat e tyre në lekë. Depozitat në lekë në dhjetor të vitit të kaluar fiksoheshin në 552 miliardë lekë, ndërkohë që në prill të këtij viti kanë zbritur pranë 538 miliardë lekëve....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Sondazh

Prisni të humbni deri në 58 orë gjumë në vit deri në vitin 2099. Ja përse!
Njerëzit në mbarë botën kanë gjasa të humbasin 50 deri në 58 orë gjumë në vit deri në vitin 2099 për shkak të krizës klimatike, zbuloi një studim i ri.......

8 nga 10 aeroportet më të këqij në botë janë në Europë – AirHelp publikon listën
Uebsajti i udhëtimeve AirHelp rendit aeroportet kryesore në botë në tre metrika: performancën në kohë, cilësinë e shërbimit dhe ushqimin dhe......

‘Dielli në shishe’: Bota nuk ka qenë kurrë kaq afër zotërimit të shkrirjes bërthamore!
Nga një kodër e vogël në rajonin jugor francez të Provence, mund të shihni dy diej. Njëri ka qenë duke u ndezur për katër miliardë vjet e gjysmë dhe po......

Kriza ushqimore: Pse tani ushqimi ka kosto astronomike?!
Nga pandemia te lufta në Ukrainë, nga çmimet e karburanteve te ngjarjet ekstreme klimatike: arsyet e ushqimit të shtrenjtë dhe kriza ushqimore. Treqind......

Recesion global? Ende jo, thonë ekonomistët por përgatituni për çmime të larta, rritje të ulët
Një recesion global nuk është i pashmangshëm, por është gati për rritje të kostove dhe rritje më të ngadaltë, thonë ekonomistët. "Nuk do të ketë "pas" të......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe besimin konsumator në Eurozonë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregtarët presin një hap më të ngadaltë nga Rezerva Federale, me rritjen e......

Nafta Brent, pranë 120 dollarë për fuçi - Fokusi te samiti i BE, pritet marrëveshje për embargo ndaj naftës ruse
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, me Brentin e Londrës që është ngjitur në rreth 120 dollarë për fuçi. Investitorët po presin......

Euro zgjeron fitimet përballë dollarit - Investitorët i frikësohen një recesioni global, si pasojë e inflacionit
Euro ka vijuar forcimin përballë dollarit amerikan edhe në fillim të kësaj jave dhe pritet të publikojë fitime e para mujore, gjatë majit, në pesë muajt e......