Euro zgjeron fitimet përballë dollarit - Investitorët i frikësohen një recesioni global, si pasojë e inflacionit
Euro ka vijuar forcimin përballë dollarit amerikan edhe në fillim të kësaj jave dhe pritet të publikojë fitime e para mujore, gjatë majit, në pesë muajt e fundit. Investitorët besojnë tashmë se Rezerva Federale në SHBA do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave.
Në anën tjetër, ekziston edhe shqetësimin se shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qëndrore më të mëdha në botë, për shkak të rritjes së çmimeve, do të ngadalësojë ekonominë globale, madje mund ta çojë edhe në recesion.
Kjo javë pritet të jetë e mbushur me raporte ekonomike, duke përfshirë parashikimin për rritjen globale, normat e interesit dhe punësimi në SHBA apo indeksi PMI për shërbimet dhe prodhimin.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme volumi tregtar pritet të jetë i ulët pasi Wall Street do të qëndrojë pushim, me rastin e Ditës Përkujtimore. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po tregtohet në rreth 101.6 në sesionin e sotëm, ndërsa më herët gjatë këtij muaji u rrit deri në 105, niveli më i lartë në dy dekadat e fundit.
Në tregun e kriptovalutave, bitcoin është rritur ndjeshëm dhe po tregtohet në rreth 30 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.
SCAN
Sondazh

Gjermani-Kinë, fundi i partneritetit fitimprurës? - Berlini zyrtar do të ridimensionojë marrëdhënien me Pekinin!
Kina shtyp ujgurët, mbështet Rusinë në luftën e Ukrainës. Berlini zyrtar do të ridimensionojë marrëdhënien me Pekinin. Problemi është se Kina është partnerja......

Anulime fluturimesh dhe pritje pa fund: Çfarë po ndodh në aeroportet europiane?!
Pritje pa fund në kontrollet e sigurisë, fluturime të anuluara. Para sezonit të verës dega e fluturimeve duket në limitet e saj. Cilat janë arsyet dhe si është......

Presidenti serb siguron marrëveshjen e gazit me Putinin – Pritet që Lavrov të vizitojë Beogradin në fillim të qershorit
Presidenti i Serbisë njoftoi se ai ka siguruar një marrëveshje "jashtëzakonisht të favorshme" të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën......

Java nis pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundi ndërsa Dollari humbet ndjeshëm pikë!
Dollari amerikan e ka nisur negativisht këtë javë pasi në raport me javën e shkuar ka regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës teksa blihet sot me 112 lekë dhe......

Rritja e shitjeve të energjisë në Norvegji nxit akuzat për përfitim nga lufta dhe nga kërkesat për ndihmë!
Kërkimi i furishëm i Europës për alternativa ndaj energjisë ruse ka rritur në mënyrë dramatike kërkesën dhe çmimin për naftën dhe gazin e Norvegjisë. Por......

Bota po përballet me mungesë heliumi!
Furnizimet globale të heliumit po mbarojnë. Përsëri. Heliumi, elementi i dytë më i zakonshëm në univers, nuk është vetëm përbërësi kryesor që i bën balonat e......

Depresioni: si funksionon psilocybin, substanca që lehtëson simptomat?!
Psilocybin, një substancë që përmbahet në disa kërpudha halucinogjene, do të lehtësonte simptomat e depresionit duke "fluidizuar" mendimin dhe duke rilidhur......

Ekskluzive Reuters/ Prodhuesi i dytë më i madh i qymyrit në botë përballet me mungesa të theksuara furnizimi!
India pritet të përballet me një mungesë më të madhe të qymyrit gjatë tremujorit që përfundon në shtator mbi pritjet për kërkesë më të lartë për energji,......