Shqipëria Postuar më 30 Maj 2022, 10:05

Java nis pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundi ndërsa Dollari humbet ndjeshëm pikë!

Nga SCAN TV

Dollari amerikan e ka nisur negativisht këtë javë pasi në raport me javën e shkuar ka regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës teksa blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 113 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka shënuar rritje në raport me monedhën vendase pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 141 lekë dhe shitet me 142.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës pasi në raport me javën e kaluar është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 120.6 lekë dhe është shitur me 121.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është shfaqur pozitive këtë fillim jave pasi blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.7 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 29 Maj

Bota po përballet me mungesë heliumi!

Furnizimet globale të heliumit po mbarojnë. Përsëri. Heliumi, elementi i dytë më i zakonshëm në univers, nuk është vetëm përbërësi kryesor që i bën balonat e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat