Bota Postuar më 28 Maj 2022, 11:31

Kina rrit importin e gazit nga Rusia - Vëllimi vjetor u rrit me 75% në prill, ose mbi 6 miliardë dollarë!

Nga SCAN TV

Rritet importi energjetik nga Rusia në Kinë. Në muajin prill Pekini vazhdoi të importonte energji nga Moska, duke blerë naftë, gaz dhe qymyr me një rritje vjetore prej 75%, më shumë se 6 miliardë dollarë.

Kjo pavarësisht faktit se kërkesa e brendshme është ngadalësuar për shkak të izolimeve për të frenuar valën e Covid-19 dhe sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Importi i gazit natyror të lëngshëm, sipas të dhënave të Doganës Kineze, është rritur me 80% në vit në 463 mijë ton; ai i naftës bruto me 4% në 6.55 milionë ton, Duke e vendosur Rusinë në vendin e dytë si furnizuesi më i madh pas Arabisë Saudite.

Rritja e çmimeve pas pushtimit të Rusisë kundër Ukrainës rriti vlerën e blerjeve nga Kina të lëndëve djegëse minerale, përfshirë qymyrin, në 6.42 miliardë dollarë, e barabartë me 72% të importeve nga Moska.

Pekini, sipas raportimeve të Bloomberg, është gjithashtu në bisedime me Moskën për të rimbushur rezervat e saj strategjike me naftën e papërpunuar ruse me një çmim më të ulët. Një shenjë që tregon se si lidhjet energjetike midis dy partnerëve ka të ngjarë të forcohen, ndërsa blerësit perëndimorë po përpiqen të shkëputen, siç kanë bërë tashmë SHBA dhe Britania e Madhe. Por duhet theksuar se importet e grurit janë ulur me 81%, në 2.990 ton.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat