Industria e prodhimit në Itali - Rritja e çmimit të energjisë, kompanitë vendore rihartojnë planet
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike si pasojë dhe e një serie sanksionesh perëndimore kundër Rusisë, ka goditur rëndë industrinë e prodhimit në Itali, duke detyruar shumë firma të rihartojnë planet e prodhimit për të ulur konsumin e energjisë.
Në rajonin Emilia-Romagna në veri të Italisë, ku rreth 43 mijë firma industriale kontribuojnë me më shumë se 60 miliardë euro në vëllim eksporti çdo vit, industria e prodhimit ishte e zhvilluar mirë.
Ndërsa rritja së çmimeve të energjisë solli gjithashtu ndikim të madh në sipërmarrjet vendore të prodhimit, veçanërisht për ato që vareshin më shumë nga importet ruse të energjisë.
Paolo Mongardi, kryetar u bordit të SACMI, u shpreh se situata aktuale është shqetësuese pasi çmimi i energjisë ka ardhur duke u rritur, duke sjellë kosto më të lartë në prodhim dhe ndikim në të gjithë procesin e prodhimit, gjë që do të sjellë një ndikim të madh dhe tek klientët. SACMI Group, është furnizues makinerish dhe fabrikash të plota për industrinë e prodhimit të qeramikës, metaleve, ambalazhimit dhe kontejnerëve plastikë.
SACMI Group, me prodhimin e pajisjeve qeramike si biznesin e tij kryesor, përdor kaldaja të reja qeramike që konsumojnë hidrogjen si lëndë djegëse dhe përdorin energji fotovoltaike për të reduktuar konsumin e gazit, por kjo qasje alternative nuk mund ta zgjidhë plotësisht problemin.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2013, rreth 40 për qind e importit të gazit natyror në vend është nga Rusia dhe gazi natyror përbën rreth 40 për qind të konsumit të energjisë në Itali.
Roberto Floros, analist i ekonomisë energjitike në Qendrën për Studime Europiane në Itali, vuri në dukje se rinegocimi i çmimit të gazit natyror me Rusinë është një përparësi kryesore për të ringjallur vitalitetin e industrisë së prodhimit.
Ai shtoi se mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është rinegocimi i kontratës së energjisë me Rusinë dhe llogaritja e çmimit të gazit natyror me bazë naftën. Kjo është mënyra e vetme për të frenuar pasojat më të rënda që sjell luhatja e tepërt e çmimeve në industri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Standard and Poor's, një nga agjencitë më të mira të vlerësimit të kreditimit në botë, këtë muaj, indeksi i menaxherëve të blerjeve të prodhimit të Italisë ra në 54.5 në prill nga 55.8, pa përjashtuar efektin e faktorëve sezonalë.
Shumë firma prodhuese italiane kanë rregulluar prodhimin e tyre, duke ulur kostot dhe duke kërkuar alternativa në përpjekje për të përballuar çmimet në rritje të energjisë elektrike, gazit natyror, benzinës dhe naftës.
Mongardi shprehet se është e vështirë të shihet rikuperimi i prodhimit në nivelin para krizës Rusi-Ukrainë. Tani për tani, ndërmarrjet mund të mbijetojnë pasi kërkesa e tregut është zgjeruar në krahasim me atë para krizës.
Për një shkallë më të madhe prodhimi, një kosto marxhinale më e ulët që varet nga çmimi i gazit natyror është imperative. “Paqja është e rëndësishme, jo vetëm për një këndvështrim humanitar për të shmangur viktimat, por edhe për rivendosjen e një ekonomie të shëndetshme dhe të lirë ku njerëzit mund të tregtojnë mallra pa asnjë qëllim politik”, përfundoi Mongardi.
SCAN
Sondazh

Qiratë e platformave të naftës në det të hapur - Rritje e shpejtë e çmimeve me një qira ditore prej 400 mijë dollarësh
Çmimi i qirave për platformat e naftës dhe gazit në det të hapur janë rritur më shumë, si pasojë e garës për të rritur prodhimin për shkak të luftës në Ukrainë......

Rriten shpenzimet konsumatore në SHBA - Ngadalësimi i inflacionit mund të mbështesë rritjen ekonomike në 3-mujorin e dytë
Shpenzimet konsumatore në SHBA u rritën më shumë se sa pritej në prill pasi familjet shtuan blerjet e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa inflacioni u ngadalësua,......

Është krijuar me materiale të ricikluara - Renault prezanton konceptin e një makine hibride me një trup plastik
Renault ka zhvilluar një makinë koncept të bërë nga 70 për qind materiale të ricikluara. Kjo është raportuar nga The Next Web. Scenic Vision është një SUV,......

Investitorët, interes për energjinë diellore - Aplikime pranë MIE për 2 centrale të mëdhenj. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
2 aplikime të rinj kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

AKBN rinxjerr për eksplorim 2 blloqe nafte - Investitorët e interesuar mund të aplikojnë për bllokun C dhe Panaja, u ofruan edhe në 2019-ën
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka ndërmarrë një fushatë promovimi për blloqet e lira të kërkimit të naftës, teksa ka ofruar për eksplorim bllokun C dhe......

Përfitimet e të pasurit një makine elektrike – Ekspertët llogarisin përfitimet monetare
Ekspertët e Inovacionit dhe Teknologjisë në Energji krahasuan koston e posedimit të një makine elektrike dhe një makine me një motor me djegie të brendshme bën......

Jo më SME, gati ligji i ri për kompanitë - Vijnë në skenë NMVM-të, do kenë akses te garancitë sovrane dhe tregjet e kapitaleve
Tashmë nuk do ketë më kompani të vogla e të mesme, ose sicc jemmi mësuar t’i quajmë shkurt SME, por NMVM, ose më specifikisht: mikrondërmarrje: 0 deri 9......

Shqipëria pa sportele, kostot e fshehta për qytetarët - Avokatja: Çdo herë që aplikohet në Kadastër s’merret përgjigje, paguhen 700 lekë
Heqja e sporteleve të administratës publike dhe kalimi te shërbimet online, jo vetëm ka shkaktuar shqetësime me aplikimet në institucionet e pronës, por sjell......