Qiratë e platformave të naftës në det të hapur - Rritje e shpejtë e çmimeve me një qira ditore prej 400 mijë dollarësh
Çmimi i qirave për platformat e naftës dhe gazit në det të hapur janë rritur më shumë, si pasojë e garës për të rritur prodhimin për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rimëkëmbje të kërkesës pas pandemisë COVID-19.
Kompanitë e shpimit janë në një pozicion më të fortë për të kërkuar tarifa më të larta ditore për pajisjet e tyre pas disa vitesh të dobëta që çuan në një valë bashkimesh dhe i shtynë ato të heqin dorë nga pajisjet më të vjetra, duke lënë më pak në dispozicion tani që kërkesa po rritet.
Kostot ditore për të punësuar një platformë, janë rritur më shpejt për pajisjet e ujërave të thella në "Trekëndëshin e Artë" nga Gjiri i Meksikës në SHBA deri në Afrikën Perëndimore dhe Brazil.
Sipas analistëve të tregut, çmimet po rriten mjaft shpejt, veçanërisht në Afrikën Perëndimore. Vitin e kaluar, çmimi ishte mesatarisht 200 mijë dollarë, këtë vit 300 mijë dollarë dhe shpejt pritet të arrijë në 400 mijë dollarë.
Konflikti në Ukrainë ka ndihmuar në rritjen e kërkesës për platforma, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa dhe aleatët e tjerë kërkojnë alternativa ndaj furnizimeve ruse me naftë dhe gaz. Bashkimi Europian synon t'i japë fund përdorimit të hidrokarbureve ruse deri në vitin 2027.
SDRL.OL, i specializuar për platformat në det të hapur, konfirmoi në raportin tremujor se aktiviteti në zonën kontinentale norvegjeze, një burim jetik i gazit për Europën, pritet të rritet në vitin 2023, i nxitur nga stimujt tatimorë dhe përqendrimi në sigurimin e energjisë.
Për Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë, prodhuesit kryesorë të Detit të Veriut, numri i pajisjeve të kontraktuara ishte 40 në prill, nga 37 në fund të vitit 2020, por nën 51 para pandemisë.
Më shumë se një e katërta e prodhimit total të naftës në botë erdhi nga platformat në det të hapur në vitin 2021.
SCAN

Rriten shpenzimet konsumatore në SHBA - Ngadalësimi i inflacionit mund të mbështesë rritjen ekonomike në 3-mujorin e dytë
Shpenzimet konsumatore në SHBA u rritën më shumë se sa pritej në prill pasi familjet shtuan blerjet e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa inflacioni u ngadalësua,......

Është krijuar me materiale të ricikluara - Renault prezanton konceptin e një makine hibride me një trup plastik
Renault ka zhvilluar një makinë koncept të bërë nga 70 për qind materiale të ricikluara. Kjo është raportuar nga The Next Web. Scenic Vision është një SUV,......

Investitorët, interes për energjinë diellore - Aplikime pranë MIE për 2 centrale të mëdhenj. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
2 aplikime të rinj kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

AKBN rinxjerr për eksplorim 2 blloqe nafte - Investitorët e interesuar mund të aplikojnë për bllokun C dhe Panaja, u ofruan edhe në 2019-ën
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka ndërmarrë një fushatë promovimi për blloqet e lira të kërkimit të naftës, teksa ka ofruar për eksplorim bllokun C dhe......

Përfitimet e të pasurit një makine elektrike – Ekspertët llogarisin përfitimet monetare
Ekspertët e Inovacionit dhe Teknologjisë në Energji krahasuan koston e posedimit të një makine elektrike dhe një makine me një motor me djegie të brendshme bën......

Jo më SME, gati ligji i ri për kompanitë - Vijnë në skenë NMVM-të, do kenë akses te garancitë sovrane dhe tregjet e kapitaleve
Tashmë nuk do ketë më kompani të vogla e të mesme, ose sicc jemmi mësuar t’i quajmë shkurt SME, por NMVM, ose më specifikisht: mikrondërmarrje: 0 deri 9......

Shqipëria pa sportele, kostot e fshehta për qytetarët - Avokatja: Çdo herë që aplikohet në Kadastër s’merret përgjigje, paguhen 700 lekë
Heqja e sporteleve të administratës publike dhe kalimi te shërbimet online, jo vetëm ka shkaktuar shqetësime me aplikimet në institucionet e pronës, por sjell......

“Politika sociale për zbutjen e efekteve të çmimeve” - Xhepa: Bordet e transparencës nuk e zgjidhin krizën. Të nxitet konkurrenca
Ndërsa atë ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur me afro 285 milionë euro në 4 muajt e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë......