Nike largohet nga Rusia, Airbnb nga Kina - Gjithnjë e më shumë kompani shumëkombëshe “distancohen” nga lindja!
Nga njëra anë konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, që nuk duket të jetë drejt përfundimit dhe nga ana tjetër një fazë e re pandemie që godet Kinën dhe vendet aziatike në përgjithësi. Janë faktorët kryesorë që vënë në vështirësi aktivitetet e kompanive shumëkombëshe perëndimore që veprojnë në tregjet ndërkombëtare. Një gjë e tillë i ka ndodhur firmave të njohura si McDonald’s, Renault e Starbucks të cilat janë larguar nga Moska. Tani edhe Nike, deklaron se nuk do të shesë më produktet e tij në territor rus, por dhe Airbnb, që do të largohet nga Pekini që në 30 korrik.
Marka e njohur amerikane e veshjeve sportive, nuk ka rinovuar marrëveshjet në 37 dyqanet e saj në Rusi. Disa dyqane në Rusi reziultojnë ende hapir por vetëm sepse nuk lidhen drejt për së drejti me kanale zyrtare shitjesh por menaxhohen nga partnerë të pavarur. Vendimi i Nike nuk ishte i papritur pasi u parapri nga sipërmarrje të tjera duke e detyruar Rusinë që t’i rikthehet prodhimit bvendas, me pasoja të rënda për shoqërinë sidomos për brezat e rinj.
Airbnb, shoqëria për dhënien me qera të shtëpive për një kohë të gjatë ose të shkurtër, ishte e vetmja kompani e madhe që kishte mbetur ende në Kinë por tani ka vendosur të ndërpresë aktivitet e saj të nisura nga 2016, kur kompania numëronte 25 milion prenotime mesatarisht. Një lëvizje që bën dhe më të qartë ndarjen e Pekinit nga pjesa tjetër e botës në fushën e ueb-eve.
Një nga arsyet kryesore të këtij vendimi është konkurenca e fortë me aplikacionet vendore që vendosin tarifa më të ulëta dhe rezultojnë më të mira për klientin në fund. Por ajo që përshpejtoi marrjen e vendimit është dhe censura e fortë që qeveria aplikon në dëm të aktiviteteve të ekonomive të huaja në Kinë por dhe pandemia dhe izolimet e reja që vështirësuan dhe më shumë aktivitetet.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, udhëtarët kinezë jashtë vendit ishin rritur tre herë më shumë në më pak se dhjetë vjet, përpara pandemisë. Totali në vitin 2019 ishte 155 milionë. Megjithatë, që nga viti 2020, e gjithë seria e kufizimeve të vendosura nga vendi për shkak të emergjencës Covid, ndër më të rreptat në botë, e ka bërë gjithnjë e më të vështirë udhëtimin drejt, dhe nga Kina.
Në këtë kontekst, Airbnb ka njoftuar se do të mbajë të hapur zyrën e Pekinit, por do të heqë 150 mijë listime në të gjithë vendin - nga gjashtë milionë në mbarë botën – duke filluar nga 30 korriku. Megjithëse sektori i turizmit është në një fazë rikuperimi, qëndrimet në vend përbëjnë rreth 1% të biznesit të Airbnb në vitet e fundit. Kompania gjeneroi 6 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar, 77 për qind më shumë se një vit më parë, por tani është nën presion për të fituar më shumë pasi aksionet ranë me 34% këtë vit.
SCAN
Sondazh

Industria e prodhimit në Itali - Rritja e çmimit të energjisë, kompanitë vendore rihartojnë planet
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike si pasojë dhe e një serie sanksionesh perëndimore kundër Rusisë, ka goditur rëndë industrinë e prodhimit në Itali, duke......

Qiratë e platformave të naftës në det të hapur - Rritje e shpejtë e çmimeve me një qira ditore prej 400 mijë dollarësh
Çmimi i qirave për platformat e naftës dhe gazit në det të hapur janë rritur më shumë, si pasojë e garës për të rritur prodhimin për shkak të luftës në Ukrainë......

Rriten shpenzimet konsumatore në SHBA - Ngadalësimi i inflacionit mund të mbështesë rritjen ekonomike në 3-mujorin e dytë
Shpenzimet konsumatore në SHBA u rritën më shumë se sa pritej në prill pasi familjet shtuan blerjet e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa inflacioni u ngadalësua,......

Është krijuar me materiale të ricikluara - Renault prezanton konceptin e një makine hibride me një trup plastik
Renault ka zhvilluar një makinë koncept të bërë nga 70 për qind materiale të ricikluara. Kjo është raportuar nga The Next Web. Scenic Vision është një SUV,......

Investitorët, interes për energjinë diellore - Aplikime pranë MIE për 2 centrale të mëdhenj. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
2 aplikime të rinj kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin......

AKBN rinxjerr për eksplorim 2 blloqe nafte - Investitorët e interesuar mund të aplikojnë për bllokun C dhe Panaja, u ofruan edhe në 2019-ën
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka ndërmarrë një fushatë promovimi për blloqet e lira të kërkimit të naftës, teksa ka ofruar për eksplorim bllokun C dhe......

Përfitimet e të pasurit një makine elektrike – Ekspertët llogarisin përfitimet monetare
Ekspertët e Inovacionit dhe Teknologjisë në Energji krahasuan koston e posedimit të një makine elektrike dhe një makine me një motor me djegie të brendshme bën......

Jo më SME, gati ligji i ri për kompanitë - Vijnë në skenë NMVM-të, do kenë akses te garancitë sovrane dhe tregjet e kapitaleve
Tashmë nuk do ketë më kompani të vogla e të mesme, ose sicc jemmi mësuar t’i quajmë shkurt SME, por NMVM, ose më specifikisht: mikrondërmarrje: 0 deri 9......