Bota Postuar më 28 Maj 2022, 11:30

Samiti i G7 për energjinë - Bashkëpunim për të gjetur mënyrën e eliminimit të qymyrit

Nga SCAN TV

Ministrat e tranzicionit ekologjik dhe energjisë të vendeve të G7 kanë vijuar takimet në përpjekje për të gjetur mënyrat e mundshme të reja dhe të përbashkëta në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe krizave mjedisore. Samiti u organizua nga ministrja gjermane e mjedisit Steffi Lemke dhe ministri i tranzicionit ekologjik Robert Habeck.

Ai u shpreh se dy krizat e para strukturore të kohës sonë, ngrohja globale dhe krizat ekologjike, veçanërisht humbja e biodiversitetit, duhet të trajtohen së bashku dhe nuk duhet të shihen si të kundërta. Habek theksoi se qeveria gjermane dhe të gjithë në këtë konferencë, ishin të bindur se duhet të përshpejtohet në të dy frontet.

Por arritja e një pike të përbashkët bëhet e pamundur si pasojë e mosmarrëveshjeve për mënyrat dhe kohën e zbatimit të politikave. Në draftin e deklaratave përfundimtare ka një angazhim nga të shtatë vendet për të hequr gradualisht qymyrin deri në vitin 2030, për të krijuar një treg energjie elektrike me zero emetime deri në vitin 2035.

Gjithashtu do të jetë e detyrueshme dhe transparenca e secilit vend, duke filluar nga viti i ardhshëm për progresin mbi ndërprerjen e subvencioneve joefikase për burimet e karburanteve fosile që do të zbatohen deri në vitin 2025. Megjithatë, drafti mund të ndryshojë shumë lehtë për shkak të qëndrimit më të kujdesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë, të cilat hezitojnë të braktisin përdorimin e qymyrit duke filluar nga viti 2030.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat