Europa Postuar më 30 Maj 2022, 10:43

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe besimin konsumator në Eurozonë

Nga SCAN TV

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregtarët presin një hap më të ngadaltë nga Rezerva Federale, me rritjen e interesave. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.2%, por kujdesi është i lartë dhe investitorët po presin samitin e BE.

Edhe bursat aziatike janë rritur ndjeshëm në sesionin e parë të javës, me indeksin e Tokyos, Nikkei që fitoi rreth 2.3% të vlerës. Humori i investitorëve është përmirësuar nga heqja e kufizimeve kundër Covid-19 në provincat më të mëdha në Kinë, si Pekini dhe Shanghai.

Ndërkohë, tregjet në SHBA do të qëndrojnë pushim në sesionin e sotëm, me rastin e Ditës Përkujtimore. Përveç samitit të Bashkimit Europian, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave, të dhënat paraprake mbi inflacionin në Gjermani për muajin maj dhe besimin e konsumatorit në Eurozonë.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 29 Maj

Bota po përballet me mungesë heliumi!

Furnizimet globale të heliumit po mbarojnë. Përsëri. Heliumi, elementi i dytë më i zakonshëm në univers, nuk është vetëm përbërësi kryesor që i bën balonat e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat