Shqipëria Postuar më 30 Maj 2022, 14:01

Rriten shoqëritë e Kursim-Kreditit - Aktivet, plus 230 milionë lekë këtë tremujor. Por, poshtë mesatares

Nga SCAN TV

Shoqëritë e kursim-kreditit kanë vijuar të zgjerohen edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti edhe pse jo me ritmet e pritshme të rritjes. Referuar bilancit sektorial të shoqërive të kursim kreditit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, aktivet e këtyre shoqërive këtë tremujor kanë arritur në 13 miliardë e 758 milionë lekë, me një rritje prej 230 milionë lekësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Edhe pse ka një rritje të aktiveve, ajo që konstatohet është se mesatarja e rritjes së  këtij tremujori është 1.7 %, që mund të cilësohet si rritja më e ulët historike. Mesatarja historike e rritjes së aktiveve është 4.16 %.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 16 shoqëri kursim-krediti dhe 1 union. Shoqëritë e kursim-kreditit janë krijuar mbi bazën e organizimit vullnetar të anëtarëve, të cilët depozitojnë paratë e tyre në shoqëri, për t’u përdorur prej tyre për dhënie kredie vetëm anëtarëve të shoqërisë së kursim-kreditit.

Kreditë përbëjnë pjesën kryesore të portofolit të aktiveve të shoqërive. E sa i përket tremujorit të parë të këtij viti, rezulton se vlera e kredive të akorduara arrin në 9 miliardë e 577 milionë lekë, duke njohur rritje me 238 milionë lekë krahasuar me tremujorin paraardhës.

Pavarësisht rritjes, ky sektor zë pak më shumë se 1% të totalit të kredisë së sektorit bankar në vendin tonë. Shoqëritë e kursim kreditit janë të rëndësishme kryesisht për të financuar fermerët apo bizneset e vogla, veçanërisht në zonat rurale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat