Sa e lidhur është tregtia shqiptare me atë turke - Shifrat: Këtë vit, importet u rritën me 14.2 miliardë lekë
Turqia është një nga partnerët e rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë. Muajt e fundit, rezulton se Shqipëria ka rritur ndjeshëm importet, dhe ka ulur lehtë eksportet.
Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme, rezulton se Shqipëria ka importuar këtë vit nga Turqia mallra me vlerë 38 miliardë lekë, me një rritje prej 14.2 miliardë lekësh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Por çfarë po importon më shumë Shqipëria nga Turqia?
Nëse analizojmë në mënyrë të detajuar shifrat e INSTAT, rezulton se peshën më të madhe në këtë rritje e mbajnë grupmallrat “materiale ndërtimi dhe metale’, ku ndikim të madh ka edhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Këtë vit, nga ky grup, Shqipëria ka importuar 15.2 miliardë lekë, ose 9.1 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu, Shqipëria ka importuar nga Turqia 2.2 miliardë lekë ushqime, pije e duhan, 3.12 miliardë lekë minerale e lëndë djegëse, 3.8 miliardë lekë produkte kimike e plastike, 5.9 miliardë lekë këpucë e tekstile dhe 3.8 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.
SCAN
Sondazh

“Ethet” për makina në Shqipëri - 40% më shumë/Në pak vite, shoqëria “përmbysi” shkallën e motorizimit
Në vitet e fundit, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i automjeteve në përdorim, çka ka sjellë jo vetëm një rritje të zotëruesve të tyre, por edhe një......

Sa shkëmben Shqipëria me Malin e Zi? - Analiza e shifrave/ Çfarë po i luhat importet
Mali i Zi, zë një pjesë të vogël në listën e vendeve të rajonit me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare. Megjithatë, ajo që konstatohet është një tendencë......

Rriten shoqëritë e Kursim-Kreditit - Aktivet, plus 230 milionë lekë këtë tremujor. Por, poshtë mesatares
Shoqëritë e kursim-kreditit kanë vijuar të zgjerohen edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti edhe pse jo me ritmet e pritshme të rritjes. Referuar......

Si po ndihmojnë bletët policinë e Karabinierëve të Italisë për të luftuar ndotjen?!
Karabinierët e Italisë janë të famshëm për luftën kundër kriminelëve më të ashpër të vendit, veçanërisht mafias. Por një njësi speciale e ngarkuar me mbrojtjen......

Kredia për blerje banese, rekord këtë vit: 15 miliardë lekë në 4 muaj për individët, si asnjëherë më parë!
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit prill të këtij viti fiksohet në 23.4 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.......

Britania nis skemën e re të vizave – Qëllimi, tërheqja e ‘individëve me potencial të lartë’ për të punuar në vend!
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nisi një skemë të re vizash të hënën, me qëllim tërheqjen e atyre që i quan "individë me potencial të lartë" për të punuar në......

Peshqit rezultojnë pozitiv ndaj barnave farmaceutike – Studimi amerikan: ‘Gjetjet janë vërtet alarmante’!
Sipas një studimi të ri, peshqit kockë në brigjet e Floridës kanë rezultuar pozitivë për një koktej barnash farmaceutike, duke përfshirë ilaçe kundër......

Çmimet “godasin” kursimet/ Depozitat në lekë, 14 mld më pak në 4 muaj, rënia më e madhe prej 2007-ës!
Totali i depozitave në paranë e gjerë gjatë muajit prill të këtij viti fiksohet në 1.228 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.13 miliardë euro. Kjo shifër......