“Kuvendi, dëgjesë për problemet me e-Albania” - Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: Në fokus, vonesat për ngritjen e call center
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të thërrasë në dëgjesë përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me vonesën e krijuar për ngritjen e call center-it, që duhet të asistojë qytetarët për marrjen e shërbimeve në portalin qeveritar e-albania”.
Pas problemeve të shumta, që qytetarët kanë hasur për shkak të mbylljes së sporteleve fizike dhe pamundësisë për të aksesuar portalin, kreu i komisionit Eduard Shalsi, bën me dije për TV SCAN se ngritja e call center-it është pasuar me diskutime, për shkak të specifikave të shërbimit që do të ofrojë.
Gjithsesi, sipas Shalsit vendimi për mbylljen e menjëhershme të sporteleve ishte i duhuri, pavarësisht pengesave të krijuara.
Prej datës 1 maj, shërbimet publike që ofroheshin në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve shtetërore duhet të merren vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar e-albania. Por, ky vendim i qeverisë është pasuar me një sërë problemesh teknike, që kanë pamundësuar marrjen e shërbimeve.
Nga ana tjetër, shumë qytetarë e kanë të pamundur të përdorin portalin, për shkak të njohurive të pakta në këtë fushë, çka ka nxitur drejtimin e tyre në qendrat e internetit. Për këtë arsye, qeveria premtoi ngritjen e call centerit për të asistuar qytetarët, por deri më tani ajo nuk është funksionale.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Dështon ndalimi i qeseve në 1 qershor - Vendimi, ende në konsultim publik. S'janë përcaktuar kategoritë që ndalohen dhe institucionet monitoruese
Pavarësisht se data 1 qershor do të shënojë ndalimin e qeseve plastike, aktet nënligjore që mund të bëjnë të zbatueshëm ligjin nuk janë miratuar ende, pasi......

Nga i pret Shqipëria turistët këtë vit? - Fluks prenotimesh, Vathi: Europa, tregu kryesor. Problem, kapacitetet!
Ky sezon veror duket se do të jetë i mbarë për vendin tonë, pasi pavarësisht luftës në Ukrainë, heqja e masave kufizuese anti-covid dhe lënia pas e pandemisë,......

Dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë - Beja: Gati kësti i 3-të për trashëgimtarët, në shqyrtim 1500 dosje
Mbi 98 për qind e procesit të disbursimit të pagesave për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë që kanë vuajtur dënimin është mbyllur. Në një intervistë......

Sa e lidhur është tregtia shqiptare me atë turke - Shifrat: Këtë vit, importet u rritën me 14.2 miliardë lekë
Turqia është një nga partnerët e rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë. Muajt e fundit, rezulton se Shqipëria ka rritur ndjeshëm importet, dhe ka ulur lehtë......

“Ethet” për makina në Shqipëri - 40% më shumë/Në pak vite, shoqëria “përmbysi” shkallën e motorizimit
Në vitet e fundit, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i automjeteve në përdorim, çka ka sjellë jo vetëm një rritje të zotëruesve të tyre, por edhe një......

Sa shkëmben Shqipëria me Malin e Zi? - Analiza e shifrave/ Çfarë po i luhat importet
Mali i Zi, zë një pjesë të vogël në listën e vendeve të rajonit me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare. Megjithatë, ajo që konstatohet është një tendencë......

Rriten shoqëritë e Kursim-Kreditit - Aktivet, plus 230 milionë lekë këtë tremujor. Por, poshtë mesatares
Shoqëritë e kursim-kreditit kanë vijuar të zgjerohen edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti edhe pse jo me ritmet e pritshme të rritjes. Referuar......

Si po ndihmojnë bletët policinë e Karabinierëve të Italisë për të luftuar ndotjen?!
Karabinierët e Italisë janë të famshëm për luftën kundër kriminelëve më të ashpër të vendit, veçanërisht mafias. Por një njësi speciale e ngarkuar me mbrojtjen......