Shqipëria Postuar më 30 Maj 2022, 14:14

Dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë - Beja: Gati kësti i 3-të për trashëgimtarët, në shqyrtim 1500 dosje

Nga SCAN TV

Mbi 98 për qind e procesit të disbursimit të pagesave për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë që kanë vuajtur dënimin është mbyllur.

Në një intervistë për SCAN TV, Drejtoresha e Përgjithshme e Thesarit, pranë Ministrisë së Financave, Alma Beja shprehet se po përfundon ndarja e kësteve për përfituesit parësore, ndërsa po shqyrtohen 1500 dosje të trashëgimtarëve.

Beja i bën apel trashëgimtarëve përfitues që të mos qendrojnë indiferentë ndaj dorëzimit të dokumentacionit përkatës.

Fondi i  vënë në dispozicion për këtë vit për kategoritë përfituese është 1 miliardë lekë dhe pritet që të disbursohet deri në fund të vitit.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat