Shqipëria Postuar më 30 Maj 2022, 14:24

Dështon ndalimi i qeseve në 1 qershor - Vendimi, ende në konsultim publik. S'janë përcaktuar kategoritë që ndalohen dhe institucionet monitoruese

Nga SCAN TV

Pavarësisht se data 1 qershor do të shënojë ndalimin e qeseve plastike, aktet nënligjore që mund të bëjnë të zbatueshëm ligjin nuk janë miratuar ende, pasi janë duke kaluar procesin e konsultimit me publikun. Projektvendimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit u nxor për diskutim në datën 2 maj, teksa konsultimi është ende i hapur për komente apo sugjerime.

Ndërkohë që, dokumenti është i rëndësishëm, pasi vetëm përmes tij do të përcaktohen kategoritë e qeseve plastike që do të ndalohen të prodhohen, tregtohen apo importohen, si dhe institucionet përgjegjëse që do të duhet të kontrollojnë zbatimin e ligjit.

Sipas dokumentit. të gjitha qeset, që janë më të trasha se mbi 70 mikron, që mund të mbajnë mbi 10 kg e me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes, do të vijojnë përdorimin e tyre, sikurse deri më tani.

Po ashtu, sipas dokumentit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të monitorojë zbatimin e detyrimit për tregtimin e qeseve plastike, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është struktura kryesore përgjegjëse për ndalimin e importimit apo futjes në territorin e Shqipërisë të këtyre produkteve.

Ndërkaq, mbikqyrja e aktivitetit të prodhimit është lënë në në dorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Gjithsesi, në mungesë të miratimit të këtij vendimi, ligji është i pazbatueshëm, ndonëse qeveria prej vitesh ka synuar që ndalimi të bëhet nga data 1 Qershor, që është edhe festa e fëmijëve.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat