Pastrimi i parave, hetim agjencive imobiljare - Qeveria miraton 8 urdhra dhe 1 udhëzim. Rastet kur nis inspektimi i detajuar
Nga procedurat e hetimit disiplinor, te kodi etik, te pastërtia e figurës, dhënia dhe heqja e licencës e dere te përfshirja në regjistrin zyrtar të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Janë plot 8 urdhra dhe një udhëzim të publikuara tashmë në Fletoren Zyrtare, të cilat do të rregullojnë e do të mbikëqyrin tregun e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, një prej profesioneve të etiketuara tashmë si më të ekspozuarit kur vjen fjala te pastrimi i parave.
Procesit të licencimit, kontrollit etik e disiplinor, do i nënshtrohen edhe subjektet e huaja që ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri, ndërkohë që një prej risive kryesore është krijimi i Komisionit Disiplinor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.
“Hetimi kryhet për veprime ose mosveprime të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme për të cilat ka dyshime të arsyeshme se janë në kundërshtim me ligjin apo që përbëjnë shërbime të papërshtatshme profesionale, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ose Kodin e Etikës Profesionale, përcakton një nga Urdhrat.
Ndërkaq Agjencitë do të jenë tashmë subject inspektimesh të rregullta lidhur me riskun e pastrimit të parave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Inspektimet do bëhen në dy faza, të cilat do të verifikojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, përfshirë veprimtaritë profesionale të tyre (veprimet e ndërmjetësimit, tarifat etj.) menaxhimin e zyrës (punonjës, detyrime tatimore dhe profesionale etj., verifikimin e zbatueshmërisë së rregulloreve të brendshme për kontrollin e rrezikut të pastrimit të parave për klientët ose transaksionet, si dhe të sistemeve për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

“Kuvendi, dëgjesë për problemet me e-Albania” - Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: Në fokus, vonesat për ngritjen e call center
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të thërrasë në dëgjesë përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me vonesën e krijuar për ngritjen e call......

Dështon ndalimi i qeseve në 1 qershor - Vendimi, ende në konsultim publik. S'janë përcaktuar kategoritë që ndalohen dhe institucionet monitoruese
Pavarësisht se data 1 qershor do të shënojë ndalimin e qeseve plastike, aktet nënligjore që mund të bëjnë të zbatueshëm ligjin nuk janë miratuar ende, pasi......

Nga i pret Shqipëria turistët këtë vit? - Fluks prenotimesh, Vathi: Europa, tregu kryesor. Problem, kapacitetet!
Ky sezon veror duket se do të jetë i mbarë për vendin tonë, pasi pavarësisht luftës në Ukrainë, heqja e masave kufizuese anti-covid dhe lënia pas e pandemisë,......

Dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë - Beja: Gati kësti i 3-të për trashëgimtarët, në shqyrtim 1500 dosje
Mbi 98 për qind e procesit të disbursimit të pagesave për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë që kanë vuajtur dënimin është mbyllur. Në një intervistë......

Sa e lidhur është tregtia shqiptare me atë turke - Shifrat: Këtë vit, importet u rritën me 14.2 miliardë lekë
Turqia është një nga partnerët e rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë. Muajt e fundit, rezulton se Shqipëria ka rritur ndjeshëm importet, dhe ka ulur lehtë......

“Ethet” për makina në Shqipëri - 40% më shumë/Në pak vite, shoqëria “përmbysi” shkallën e motorizimit
Në vitet e fundit, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i automjeteve në përdorim, çka ka sjellë jo vetëm një rritje të zotëruesve të tyre, por edhe një......

Sa shkëmben Shqipëria me Malin e Zi? - Analiza e shifrave/ Çfarë po i luhat importet
Mali i Zi, zë një pjesë të vogël në listën e vendeve të rajonit me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare. Megjithatë, ajo që konstatohet është një tendencë......

Rriten shoqëritë e Kursim-Kreditit - Aktivet, plus 230 milionë lekë këtë tremujor. Por, poshtë mesatares
Shoqëritë e kursim-kreditit kanë vijuar të zgjerohen edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti edhe pse jo me ritmet e pritshme të rritjes. Referuar......