Projekti i “Epokës së re” në Kinë - Në objektiv martesa dhe lindja e fëmijëve

Kina do të nisë projekte në më shumë se 20 qytete për të krijuar një kulturë "epoke të re" për martesën dhe lindjen e fëmijëve, masa e fundit e marrë nga autoritetet për të rritur shkallën e lindjeve.
Shoqata e Planifikimit Familjar, organi kombëtar që zbaton masat e qeverisë për popullsinë, do të nisë projekte që synojnë të inkurajojnë gratë të martohen dhe të lindin, sipas raportimeve të Global Times. Fokusi është në promovimin e martesës, lindjen e fëmijëve në një moshë të përshtatshme, inkurajimin e prindërve që të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në rritjen e pasardhësve të tyre dhe shtypjen e zakoneve të vjetruara si "blerja e nuses".
Projektet e reja bazohen në një sërë masash ekzistuese të zbatuara nga provincat kineze për të inkurajuar qytetarët të bëhen prindër, të tilla si lehtësirat e taksave, strehimi i subvencionuar dhe arsimi falas për fëmijën e tretë. Nga viti 1980 deri në vitin 2015, Kina zbatoi politikën "një fëmijë", e cila çoi në ndryshime demografike. Kufiri që atëherë është rritur në tre fëmijë.
Të shqetësuar për rënien e parë të popullsisë në 60 vjet dhe një popullsi në plakje, këshilltarët e qeverisë propozuan në mars që gratë e pamartuara të lejohen të ngrijnë vezët e tyre dhe t'i nënshtrohen fekondimit in vitro, disa nga masat që duhet të rrisin normat e fertilitetit. Shumë gra nuk kanë fëmijë për shkak të kostove të larta të produkteve për ë fëmijë ose sepse do t'u duhej të ndalonin karrierën e tyre dhe diskriminimi gjinor është ende një problem i madh në vend.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BQE gjobit me 6.3 milionë euro Goldman Sachs - Akuza, nënvlerësim i nevojave për kapital, refuzohet apelimi
Banka Qendrore Europiane ka vendosur një gjobë administrative prej 6.3 milionë eurosh për Goldman Sachs Europe për gabime në llogaritjen e aktiveve të......

13.4 miliardë metra kub gaz nga ankandi i parë i përbashkët - Ofertat nga 25 kompani ndërkombëtare, tejkalohet kërkesa kolektive
Ankandi i parë për blerjet e përbashkëta të gazit nisur nga Bashkimi Europian javën e kaluar përfundoi me oferta për rreth 13.4 miliardë metra kub dhe......

Inflacioni në Argjentinë arrin në 109% - Konsumatorët bëjnë sakrifica për të përballuar jetesën
Inflacioni në Argjentinë u rrit në 109% nga viti në vit në prill, sipas të dhënave të publikuara nga autoriteti kombëtar i statistikave, duke mposhtur......

Amnesty International: Rritje drastike e numrit të dënimeve me vdekje!
Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Folker Turk, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran këtë vit duke e bërë atë vendin me numrin më......

‘Kërcen’ Dollari amerikan dhe monedha europiane – Rritje e ndjeshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera ka regjistruar një rritje të konsiderueshme këtë mëngjes nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103 lekë......

Suedia, drejt vendeve të para "pa duhan" në botë – Si po ja del vendi skandinav?
Vendi skandinav është një udhërrëfyes kur vjen puna për të lënë duhanin, por format e tjera të konsumit të duhanit janë ende të njohura. Suedia është në......

Si bëheshin votimet në Shqipërinë e vitit 1923! Nga vota e grave dhe me sfera, te gjoba për ata që nuk paraqiteshin për të votuar. Detajet e procesit zgjedhor që prodhoi ngjarjet e vitit 1924
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Një nga zgjedhjet më problematike në historinë e Shqipërisë janë edhe ato të vitit 1923. Këto zgjedhje dhe problematikat e tyre......

17.3 mln lekë të tjera për Auto Moto Park - Hapet tenderi për studimin e fizibilitetit të projektit për pistë garash në Shqipëri
Rreth 17.3 mln lekë pritet të kushtojë studimi i fizibilitetit pët Auto Moto Parkun, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Pas shpalljes së......