Inflacioni në Argjentinë arrin në 109% - Konsumatorët bëjnë sakrifica për të përballuar jetesën

Inflacioni në Argjentinë u rrit në 109% nga viti në vit në prill, sipas të dhënave të publikuara nga autoriteti kombëtar i statistikave, duke mposhtur parashikimet e analistëve dhe duke shkaktuar dëshpërim dhe zemërim tek konsumatorët të cilët janë të detyruar të bëjnë sakrifica gjithnjë e më të mëdha për të përballuar jetesën.
Ekonomia e tretë më e madhe e Amerikës Latine regjistroi inflacion prej 8.4% nga muaji në muaj në prill, më i lartë se parashikimet për 7.5%, duke e çuar atë në 108.8% nga viti në vit.
Rritja e çmimeve ka shtyrë një në katër argjentinas nën kufirin e varfërisë. Ekonomia e brishtë e Argjentinës, e cila është përballur 12 vjet me inflacion dyshifror, është goditur rëndë nga ndikimi i thatësirës së fundit në eksportet e sojës, misrit dhe grurit.
Monedha kombëtare humbi 20% të vlerës brenda një jave dhe muajin e kaluar në tregun e zi kursi i këmbimit arriti në 500 pesos për dollar. Çmimet e mallrave janë rritur edhe më shumë, ndërkohë që qeveria do ta ketë edhe më të vështirë të shlyejë borxhin e saj publik prej 44 miliardë dollarësh ndaj FMN-së.
Varfëria, e cila po zvogëlohej gradualisht për dy vjet, u rrit në vitin 2022 dhe tani rrënon 39.2% të popullsisë, me fjalë të tjera mbi 18 milionë qytetarë të vendit. Në buletinin e saj më të fundit, banka qendrore e Argjentinës parashikoi në fillim të majit se inflacioni do të kalonte 126% nga viti në vit këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Amnesty International: Rritje drastike e numrit të dënimeve me vdekje!
Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Folker Turk, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran këtë vit duke e bërë atë vendin me numrin më......

‘Kërcen’ Dollari amerikan dhe monedha europiane – Rritje e ndjeshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera ka regjistruar një rritje të konsiderueshme këtë mëngjes nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103 lekë......

Suedia, drejt vendeve të para "pa duhan" në botë – Si po ja del vendi skandinav?
Vendi skandinav është një udhërrëfyes kur vjen puna për të lënë duhanin, por format e tjera të konsumit të duhanit janë ende të njohura. Suedia është në......

Si bëheshin votimet në Shqipërinë e vitit 1923! Nga vota e grave dhe me sfera, te gjoba për ata që nuk paraqiteshin për të votuar. Detajet e procesit zgjedhor që prodhoi ngjarjet e vitit 1924
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Një nga zgjedhjet më problematike në historinë e Shqipërisë janë edhe ato të vitit 1923. Këto zgjedhje dhe problematikat e tyre......

17.3 mln lekë të tjera për Auto Moto Park - Hapet tenderi për studimin e fizibilitetit të projektit për pistë garash në Shqipëri
Rreth 17.3 mln lekë pritet të kushtojë studimi i fizibilitetit pët Auto Moto Parkun, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Pas shpalljes së......

Kriza “shuan” mbi 4600 biznese - Shpërndarja sipas rajoneve e sipërmarrjeve që kanë ndërprerë aktivitetin
Viti 2023 ka nisur me një numër të lartë të bizneseve të cilat kanë ndërprerë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - Në tre muaj janë shënuar 179 të tilla
Muaji mars ka rezultuar të jetë një nga muajt me më tepër ankesa në Prokurimet Publike. Të dhënat e Buletinit mujor raportojnë se 69 ankesa janë konstatuar......

A janë fuqizuar bashkitë në 5 vitet e fundit? - Analiza e shifrave/ Ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat
Zgjedhjet e 14 majit përqendruan vëmendjen jo vetëm tek procesi i votimit por edhe tek fakti se sa të shëndetshme janë bashkitë aktuale sa i takon mbledhjes së......