Shqipëria Postuar më 17 Maj 2023, 10:08

‘Kërcen’ Dollari amerikan dhe monedha europiane – Rritje e ndjeshme e valutave kryesore!

Nga SCAN TV
‘Kërcen’ Dollari amerikan dhe monedha europiane – Rritje

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera ka regjistruar një rritje të konsiderueshme këtë mëngjes nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka shënuar një rritje të ndejshme duke u blerë këtë të mërkurë me 112 lekë dhe duke u shitur me 113 lekë krahasuar me ditën e martë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës në raport me monedhën vendase pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur një mëngjes pozitiv sot teksa është blerë me 127.9 lekë dhe është shitur me 129 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.

SCAN

Bota 16 Maj

Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë?

Mendoni të ndryshoni punë apo të transferoheni diku? Vëzhgoni distancën që do t'ju duhet të udhëtoni për të arritur në zyrë, sepse nuk janë vetëm punët e ulura......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat