Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë?

Mendoni të ndryshoni punë apo të transferoheni diku? Vëzhgoni distancën që do t'ju duhet të udhëtoni për të arritur në zyrë, sepse nuk janë vetëm punët e ulura që na shkaktojnë probleme shëndetësore, por edhe ato që na detyrojnë të udhëtojmë. Kjo u demonstrua nga një studim suedez i cili hetoi korrelacionin midis distancës shtëpi-zyre dhe stilit të jetesës. Rezultati? Sa më shumë të rritet distanca për të shkuar në punë, aq më shumë rritet rreziku për të qenë mbipeshë, për të qenë nën stres dhe për të fjetur keq.
Hulumtimi hetoi efektet e udhëtimit për në punë në shëndet me ndihmën e të dhënave të mbledhura nga Sondazhi Longitudinal Suedez i Shëndetit midis 2012 dhe 2018. Studiuesit ekzaminuan përgjigjet e rreth 13,000 burrave dhe grave të moshës 16 deri në 64 vjeç në një sërë temash: stili i jetesës ( nëse ushtroheshin shpesh, pinin alkool, pinin duhan), llojin e punës dhe nëse ishte sfilitëse, nëse vuanin nga sëmundje kronike, stres dhe depresion.
Hulumtimi tregoi se kur distanca shtëpi-zyrë i kalonte tre kilometra, udhëtarët kishin probleme me mbipeshën, ishin më të stresuar dhe kishin mungesë gjumi. Dhe akoma më të rrezikuar ishin ata që punonin më shumë se 40 orë dhe udhëtonin më shumë se pesë orë në javë sesa ata që udhëtonin një deri në pesë orë në javë.
Motivimi? Mungesa e aktivitetit sportiv. Në fakt, punëtorët që udhëtonin më pak se tre kilometra ishin më aktivë fizikisht, ndoshta sepse distanca më e shkurtër e përshkuar e bënte më të lehtë ecjen në këmbë ose me biçikletë për në punë, ose gjithashtu sepse një udhëtim më i shkurtër u jep atyre më shumë kohë të lirë për të praktikuar një sport. Me pak fjalë, nëse planifikoni të largoheni më larg nga zyra, llogarisni edhe për sa i përket kilometrave dhe kohës. Dhe vini bast për biçikletën: është ekologjike, ekonomike dhe e shëndetshme.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Konsumatorët amerikanë i mbajnë automjetet mesatarisht për një rekord prej 12.5 vjetësh!
Amerikanët po i mbajnë automjetet e tyre me motor me djegie më gjatë, sipas një studimi të ri. Mosha mesatare e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA këtë......

Dënohet ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy – Gjykata e vendos në arrest shtëpie
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua në apel me tre vjet burg, dy vjet me kusht, për një vepër korrupsioni të kryer në vitin 2014, i njëjti dënim me......

Kush janë 10 gjuhët më të vështira në botë për t'u mësuar?
Përpjekja për të mësuar një gjuhë të re është e vështirë, megjithëse rezultatet padyshim ia vlejnë. Nëse po filloni udhëtimin tuaj të mësimit të gjuhës, është......

As inflacioni nuk e ndaloi konsumin në Greqi - Mbetet një shtytës kryesor i rritjes ekonomike për vendin
Një familje mesatare greke përdori të ardhurat zyrtare që deklaroi në vitin 2022, ndërkohë që disa sigurisht që "vunë dorë" dhe mbi depozitat, sipas analistëve......

Parku eolik lundrues më i madh në botë – Në Norvegji nis prodhimi i energjisë duke reduktuar emetimet e gazrave
Në Norvegji ka nisur të prodhojë energji ai që do të jetë parku eolik lundrues më i madh në botë. Quhet ‘Hywind Tampen’ dhe është vendosur në Detin e Veriut......

“Gjermanët, një popull inatçor”! - Sipas sondazheve, pjesa më e madhe fajësojnë ekonomimë dhe motin
Gjermanët e konsiderojnë veten inatçinj, xhelozë dhe autoritarë, sipas sondazheve më të fundit. Ata përmendin situatën politike dhe problemet si inflacioni,......

Rritja e taksave në Britaninë e Madhe - Niveli aktual, më i larti që nga viti 1979
Britanikët po përballen me nxitjen më të madhe të rritjes së taksave që nga fillimi i mandatit të ish-kryeministres Margaret Thatcher në vitet e ardhshme, pasi......

“Inflacioni ka arritur kulmin” - Sipas BERZH, rritja e çmimeve të gazit do të ushtrojë presion mbi familjet
Inflacioni ka arritur kulmin në Europën në zhvillim, Azinë Qendrore dhe Afrikën e Veriut, por rritja e çmimeve të gazit dimrin e ardhshëm do të ruajë presionin......