Konsumatorët amerikanë i mbajnë automjetet mesatarisht për një rekord prej 12.5 vjetësh!

Amerikanët po i mbajnë automjetet e tyre me motor me djegie më gjatë, sipas një studimi të ri.
Mosha mesatare e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA këtë vit u ngjit në një rekord prej 12.5 vjetësh, duke reflektuar ndikimin e kufizimeve të furnizimit në inventarët e tregtarëve të automjeteve të reja në vitin 2022, si dhe uljen e kërkesës së konsumatorit nga inflacioni dhe normat më të larta të interesit, sipas studimit nga S&P Global Mobility.
Pavarësisht gjashtë viteve të rritjes, mosha mesatare e automjeteve pritet të bjerë gjatë vitit të ardhshëm pasi disponueshmëria në rritje dhe kërkesa e ripërtërirë po i shtyjnë shitjet e automjeteve të reja mbi 14.5 milionë në 2023, tha hulumtimi i S&P.
Sipas S&P, automjetet elektrike po e frenojnë trendin e plakjes.
Mosha mesatare e automjeteve elektrike me bateri (BEV) në SHBA në fakt ra në 3.6 vjet, pak nga 3.7 vjet në 2022. Kjo shifër ka lëvizur midis 3 dhe 4 vjet që nga viti 2017, tha grupi.
S&P tha se rritja e shpejtë e shitjeve të BEV në SHBA – deri në 58% në 2022 – po e mban moshën mesatare të këtij sektori relativisht të re, pavarësisht nga fakti se një përqindje më e madhe e automjeteve elektrike po largohen nga popullsia e automjeteve, krahasuar me automjetet me djegie.
Në periudhën 10-vjeçare 2013-2022, 6.6% e BEV-ve në funksionim u tërhoqën nga përdorimi. Gjatë së njëjtës periudhë, vetëm 5.2% e automjeteve me djegie u larguan nga flota, tha S&P.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dënohet ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy – Gjykata e vendos në arrest shtëpie
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua në apel me tre vjet burg, dy vjet me kusht, për një vepër korrupsioni të kryer në vitin 2014, i njëjti dënim me......

Kush janë 10 gjuhët më të vështira në botë për t'u mësuar?
Përpjekja për të mësuar një gjuhë të re është e vështirë, megjithëse rezultatet padyshim ia vlejnë. Nëse po filloni udhëtimin tuaj të mësimit të gjuhës, është......

As inflacioni nuk e ndaloi konsumin në Greqi - Mbetet një shtytës kryesor i rritjes ekonomike për vendin
Një familje mesatare greke përdori të ardhurat zyrtare që deklaroi në vitin 2022, ndërkohë që disa sigurisht që "vunë dorë" dhe mbi depozitat, sipas analistëve......

Parku eolik lundrues më i madh në botë – Në Norvegji nis prodhimi i energjisë duke reduktuar emetimet e gazrave
Në Norvegji ka nisur të prodhojë energji ai që do të jetë parku eolik lundrues më i madh në botë. Quhet ‘Hywind Tampen’ dhe është vendosur në Detin e Veriut......

“Gjermanët, një popull inatçor”! - Sipas sondazheve, pjesa më e madhe fajësojnë ekonomimë dhe motin
Gjermanët e konsiderojnë veten inatçinj, xhelozë dhe autoritarë, sipas sondazheve më të fundit. Ata përmendin situatën politike dhe problemet si inflacioni,......

Rritja e taksave në Britaninë e Madhe - Niveli aktual, më i larti që nga viti 1979
Britanikët po përballen me nxitjen më të madhe të rritjes së taksave që nga fillimi i mandatit të ish-kryeministres Margaret Thatcher në vitet e ardhshme, pasi......

“Inflacioni ka arritur kulmin” - Sipas BERZH, rritja e çmimeve të gazit do të ushtrojë presion mbi familjet
Inflacioni ka arritur kulmin në Europën në zhvillim, Azinë Qendrore dhe Afrikën e Veriut, por rritja e çmimeve të gazit dimrin e ardhshëm do të ruajë presionin......

“SHBA mund të mos paguajë dot faturat nga 1 qershori” - Sekretarja e thesarit Yellen, paralajmëron kongresin
Sekretarja e Thesarit Janet Yellen i rikonfirmoi Kongresit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos paguajnë borxhin e tyre që nga 1 qershori. Ajo......