A janë fuqizuar bashkitë në 5 vitet e fundit? - Analiza e shifrave/ Ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat

Zgjedhjet e 14 majit përqendruan vëmendjen jo vetëm tek procesi i votimit por edhe tek fakti se sa të shëndetshme janë bashkitë aktuale sa i takon mbledhjes së të ardhurave të tyre nga taksat dhe tarifat vendore, por nga ana tjetër janë bërë edhe parashikime mbi të ardhmen.
Sa i takon mbledhjes së të ardhurave jo të gjitha bashkitë kanë performancë pozitive, për të mos thënë që vetëm një pjesë e vogël prej tyre e administrojnë siç duhet këtë proces, ndërsa mbi 40 njësi shfaqin problematika të theksuara. SCAN TV ka analizuar të dhënat e detajuara sa i takon të hyrave të pushtetit vendor në 5 vitet e fundit, ku në fakt rezulton një rritje e tyre vit pas viti.
Konkretisht rezulton se pushteti vendor ka siguruar në vitin 2018 afro 21.8 miliardë lekë, shifër e cila ka ardhur në rritje në vitin 2019i cili ka qenë edhe vit zgjedhor për bashkitë, në 23 miliardë dhe më pas ka pësuar një rënie prej 1 miliardë lekësh në 2020-ën, i cili ishte edhe viti i pandemisë. Ndërkohë në vitin 2021 vërehet një kapërcim i ndjeshëm në rritjen e të ardhurave, ku janë mbledhur 26.6 miliardë lekë dhe gjithashtu shifra ka ardhur në rritje edhe në 2022, duke u regjistruar në 27.6 miliardë lekë.
Nëse do ta krahasonim vitin 2022 me 2012, pra në një dekadë, rritja e të ardhurave rezulton me afro 155 %. Taksat kryesore që furnizon bashkitë është ajo e ndikimit në infrastrukturë, ku vetëm nga ky zë janë mbledhur 10.1 miliardë lekë gjatë 2022-shit, e ndjekur nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme.
Por benefitet nga këto taksa nuk janë të njëjta në të gjitha bashkitë pasi varet nga numri i lejeve të ndërtimit të dhëna, nga kërkesa si dhe nga aplikimi i taksës së pronës me vlerën e tregut, metodologji që po zbatohet vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër pushteti vendor ka të akumuluar edhe një shifër të konsiderueshme të detyrimeve të prapambetura prej afro 5.9 miliardë lekësh.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

OBSH paralajmëron: Kujdes me përdorimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor!
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes të martën në përdorimin e inteligjencës artificiale për kujdesin shëndetësor publik, duke thënë se......

Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë?
Mendoni të ndryshoni punë apo të transferoheni diku? Vëzhgoni distancën që do t'ju duhet të udhëtoni për të arritur në zyrë, sepse nuk janë vetëm punët e ulura......

Konsumatorët amerikanë i mbajnë automjetet mesatarisht për një rekord prej 12.5 vjetësh!
Amerikanët po i mbajnë automjetet e tyre me motor me djegie më gjatë, sipas një studimi të ri. Mosha mesatare e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA këtë......

Dënohet ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy – Gjykata e vendos në arrest shtëpie
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua në apel me tre vjet burg, dy vjet me kusht, për një vepër korrupsioni të kryer në vitin 2014, i njëjti dënim me......

Kush janë 10 gjuhët më të vështira në botë për t'u mësuar?
Përpjekja për të mësuar një gjuhë të re është e vështirë, megjithëse rezultatet padyshim ia vlejnë. Nëse po filloni udhëtimin tuaj të mësimit të gjuhës, është......

As inflacioni nuk e ndaloi konsumin në Greqi - Mbetet një shtytës kryesor i rritjes ekonomike për vendin
Një familje mesatare greke përdori të ardhurat zyrtare që deklaroi në vitin 2022, ndërkohë që disa sigurisht që "vunë dorë" dhe mbi depozitat, sipas analistëve......

Parku eolik lundrues më i madh në botë – Në Norvegji nis prodhimi i energjisë duke reduktuar emetimet e gazrave
Në Norvegji ka nisur të prodhojë energji ai që do të jetë parku eolik lundrues më i madh në botë. Quhet ‘Hywind Tampen’ dhe është vendosur në Detin e Veriut......

“Gjermanët, një popull inatçor”! - Sipas sondazheve, pjesa më e madhe fajësojnë ekonomimë dhe motin
Gjermanët e konsiderojnë veten inatçinj, xhelozë dhe autoritarë, sipas sondazheve më të fundit. Ata përmendin situatën politike dhe problemet si inflacioni,......