Cilat janë kërkesat e biznesit për qeverinë? - Jaka: TVSH për ushqimet 7%, ulje e tatimit për shitjen e pronave

Sipërmarrja kërkon një sërë lehtësisht fiskale të cilat do ta bënin atë konkurruese dhe do të ulnin ndjeshëm kostot. Gjatë dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Nikolin Jaka, sugjeroi uljen e TVSH-së për shportën e ushqimeve në 5-7 %, përjashtimin nga tarifat doganore për lëndët e para të industrinë agroushqimore si dhe subvencion për litër sa i takon prodhimit të qumështit.
“Të rishikohet TVSH për industrinë agroushqimore, s’duhet të bëjmë asgjë më shumë. TVSH për produktet e shportës të jetë jo më shumë se 5-7 % dhe kjo është një tarifë më e lartë se vendet e rajonit dhe e barabartë vetëm me Serbinë. Të bëhet zero TVSH për fertilizantët, të përjashtohet nga TVSH importi i makinerive që përdoren për industrinë prodhuese. Kemi kërkuar përjashtimin nga tarifat doganore për lëndët e para që shërbejnë në industrinë agro. Rimbursimi i akcizës për gazën dhe lëndët djegëse. Mbështetje fiskale dhe financiare në përmbushje të standardeve të BE. Për çdo litër qumësht të ketë subvencion drejtpërdrejtë për fermerin. Pragu i TVSH 10 milionë lekë, bën që shumica e produkteve të shiten pa TVSH”.
Sa i takon paketës së paqes fiskale, Jaka theksoi se duhet pasur kujdes me zbatimin e saj që të mos dekurajohet sipërmarrja e ndershme.
“Paqja fiskale është e mirëpritur. Edhe sipërmarrja private duhet të ketë një rilindje të saj që të kemi një ecje të barabartë në formën e partneritetit dhe mirëkuptimit. Të shohim si do implementohet, që mos kemi dekurajim të pjesës së ndershme të sipërmarrjes private. Nuk duhet të jepet mendimi që do kemi shpesh amnisti fiskale”.
Lidhur me procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, Jaka theksoi se duhen përfshirë dhe objektet e regjistruara dhe në proces hipoteke, sepse, sipas tij janë bllokuar shitjet për shkak se pritet ky proces. Nga ana tjetër sugjerohet, rishikimi i tatimin për e shitjes së pasurive të paluajtshme, i cili aktualisht është në nivelin 15 %.
Serbi, rafineria e naftës NIS ndalon punën - Sanksionet amerikane rrezikojnë furnizimet dhe stabilitetin e tregut vendas
Operacionet në rafinerinë e naftës NIS, që është në pronësi ruse, janë ndërprerë për shkak të mungesës së furnizimeve me naftë të papërpunuar, raportuan......
11.1 mln vizitorë të huaj për 10 muaj/ Në tetor, fluksi më I madh erdhi nga Europa Jugore
Muaji tetor ka shënuar një tjetër rekord për turizmin dhe lëvizjet ndërkufitare, duke konfirmuar ritmin e qëndrueshëm të rritjes që Shqipëria ka njohur gjatë......
Bonusi i pensionistëve, kur nis shpërndarja? - Ibrahimaj: Do të jetë i njëjtë si i vitit të kaluar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se që nga 1 dhjetori, do të nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë......
Ervin Demo: Të ardhurat e bashkive janë trefishuar, granti i performancës ishte sukses
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike......
Investimet jashtë Kosovës rriten me 55% - Shkak, burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë
Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e......
Nuk ndalen pagesat në euro me AIPS - Në 10 muaj u procesuan 323 mijë transaksione. Kursime të mëtejshme për qytetarët
Me AIPS, SEPA dhe së shpejti sistemin instant payment, pagesat po bëhen gjithnjë e më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira. Sipas të dhënave nga Banka e......
SHBA vendos kushtet - Do të ulë tarifat e çelikut nëse BE lehtëson rregullat digjitale
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, tha se Uashingtoni mund të ulë tarifat mbi çelikun dhe aluminin evropian, por vetëm nëse evropianët bien......
Kryesojmë rajonin për njohjen e financimeve të BE-së/ Jo vetëm pro-Europë, por shqiptarët të informuar. Serbët, pa informacion
Të dhënat e Anketës Vjetore 2025 tregojnë një diferencë të fortë mes vendeve të rajonit sa i përket njohjes së mbështetjes financiare të Bashkimit Europian.......


