Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2025, 13:23

Pse bizneset shqiptare nuk përdorin financimin kolektiv? - Bajraktari: Mungon ligji dhe kultura e sipërmarrjeve

Nga Diamila Leka

Pse bizneset shqiptare nuk përdorin financimin kolektiv? - Bajraktari:

Crowdfunding, ose financimi kolektiv është një nga mënyrat më moderne të financimit të bizneseve dhe testimit të ideve të reja, po përdoret gjithnjë e më shumë në mbarë botën. Start up-et ndërkombëtare e shohin atë si një mundësi jo vetëm për të mbledhur fonde, por edhe për të kuptuar interesin e tregut dhe për të ndërtuar komunitet rreth një produkti që ende nuk ka dalë në shitje.

Aneida Bajraktari Konsulente Biznesi:

“Crowdfunding mendoj është një mënyrë shumë e mirë për të financuar bizneset, por edhe për të testuar produkte të reja. Në shumë vende të botës start up-et, i përdorin për të testuar produkte apo shërbime që nuk i kanë lançuar akoma dhe për të ndërtuar një komunitet rreth produktit të tyre. Kjo e bën shumë të mirë sepse përveç financimit përfiton marketing dhe validim të idesë në treg.”

Por ndryshe paraqitet situata në Shqipëri. Crowdfunding përdoret kryesisht nga organizatat jofitimprurëse, ndërsa për bizneset kjo formë financimi mbetet pothuajse e pamundur. Ekspertët thonë se shkaku kryesor është mungesa e një kuadri ligjor që ta rregullojë qartë këtë mekanizëm.

Aneida Bajraktari Konsulente Biznesi:

“Në Shqipëri kryesisht Crowdfunding, përdoret kryesisht për organizatat jofitimprurëse, madje një bankë e nivelit të dytë ka lançuar një platformë e Crowdfunding e cila është specifikisht për kauzat sociale, dhe OJF. Përsa i përket biznesve më duket aktualisht e pamundur qoftë nga pjesa e anës së kulturës por edhe nga kuadri ligjor. Nuk ka një kuadër ligjor që rregullon specifikisht Crowdfunding në Shqipëri për bizneset, në qoftë se flasim për atë që quhet equity Crowdfunding që domethënë bizneset financohen duke dhënë pjesë të biznesit, kjo është e pamundur nga ana tekknike pasi kjo është formalizuar nëpërjet QKB, pra duhet një kontratë shitë-blere kuotash, merret miratimi nga QKB, më pas duhet bërë një aplikim te regjistri i pronarëve përfitues, kështu që kjo nuk është e mundur nëpërmjet platformave Crowdfunding. Mënyra të tjera që janë shitja, parapagimi i produkteve, apo shërbime që nuk janë lançuar më herët, kjo ka të bëjë me çështjen e kulturës, që shqiptarët duan ta shikojnë dhe ta prekin atë produkt që po blejnë dhe për të mos folur për pjesën që jemi shoqëri cash-i. pra  është e vështirë që të bëhen pagesat online shumë nga platformat ndërkombëtare nuk e kanë Shqipërinë pjesë të platformës, mënyrës sesi ne bëjmë pagesa online, kështu që aktualisht nuk ka një kulturë dhe kuadër ligjor që e bën të mundur Crowdfunding në Shqipëri për bizneset Shqiptare.”

Përveç mungesës së ligjit, mbeten problem edhe kultura e tregut dhe pagesat online. Shqiptarët vijojnë të preferojnë produktin fizik përpara blerjes, ndërsa vendi mbetet një ekonomi e mbështetur fort te paratë cash. Edhe shumë platforma ndërkombëtare nuk e pranojnë Shqipërinë për shkak të sistemeve të pagesave.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat