17.3 mln lekë të tjera për Auto Moto Park - Hapet tenderi për studimin e fizibilitetit të projektit për pistë garash në Shqipëri

Rreth 17.3 mln lekë pritet të kushtojë studimi i fizibilitetit pët Auto Moto Parkun, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Pas shpalljes së projektit fitues në shkurt të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë analizën e plotë të tregut, për të përcaktuar qëndrueshmërinë e tij.
Po ashtu, kjo kompani do të duhet të dorëzojë analizën e detajuar financiare për përcaktimin e kostos së përgjithshme të projektit, duke përfshirë ndërtimin dhe kostot operacionale, ku përfshihen përgatitjet e kantierit, infrastruktura, ndërtimi i strukturave, stafi, mirëmbajtja dhe shërbimet.
Gjithashtu, studimi i fizibilitetit duhet të analizojë ndikimin e mundshëm ekonomik të Auto Moto Park në Shqipëri, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike në vend, si dhe të marrë në konsideratë potencialin për bashkëpunim me bizneset dhe industrinë e zones për të maksimizuar ndikimin ekonomik.
Auto Moto Park është një projekt, që përveç pistës do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike. Projekti i shpallur fitues u hartua nga kompania austriake “Test & Training International” GmbH, ndërkohë që vlera e saj arrin në rreth 2.1 mln euro, me TVSH. Po ashtu, për këtë projekt deri më tani janë tenderuar edhe rreth 884 mln lekë, pa TVSH për ndërtimin e argjinaturës së lumit Shkumbin, si infrastrukturë mbështetëse e Auto Moto Park në Elbasan.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kriza “shuan” mbi 4600 biznese - Shpërndarja sipas rajoneve e sipërmarrjeve që kanë ndërprerë aktivitetin
Viti 2023 ka nisur me një numër të lartë të bizneseve të cilat kanë ndërprerë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - Në tre muaj janë shënuar 179 të tilla
Muaji mars ka rezultuar të jetë një nga muajt me më tepër ankesa në Prokurimet Publike. Të dhënat e Buletinit mujor raportojnë se 69 ankesa janë konstatuar......

A janë fuqizuar bashkitë në 5 vitet e fundit? - Analiza e shifrave/ Ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat
Zgjedhjet e 14 majit përqendruan vëmendjen jo vetëm tek procesi i votimit por edhe tek fakti se sa të shëndetshme janë bashkitë aktuale sa i takon mbledhjes së......

OBSH paralajmëron: Kujdes me përdorimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor!
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes të martën në përdorimin e inteligjencës artificiale për kujdesin shëndetësor publik, duke thënë se......

Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë?
Mendoni të ndryshoni punë apo të transferoheni diku? Vëzhgoni distancën që do t'ju duhet të udhëtoni për të arritur në zyrë, sepse nuk janë vetëm punët e ulura......

Konsumatorët amerikanë i mbajnë automjetet mesatarisht për një rekord prej 12.5 vjetësh!
Amerikanët po i mbajnë automjetet e tyre me motor me djegie më gjatë, sipas një studimi të ri. Mosha mesatare e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA këtë......

Dënohet ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy – Gjykata e vendos në arrest shtëpie
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua në apel me tre vjet burg, dy vjet me kusht, për një vepër korrupsioni të kryer në vitin 2014, i njëjti dënim me......

Kush janë 10 gjuhët më të vështira në botë për t'u mësuar?
Përpjekja për të mësuar një gjuhë të re është e vështirë, megjithëse rezultatet padyshim ia vlejnë. Nëse po filloni udhëtimin tuaj të mësimit të gjuhës, është......