Kriza “shuan” mbi 4600 biznese - Shpërndarja sipas rajoneve e sipërmarrjeve që kanë ndërprerë aktivitetin

Viti 2023 ka nisur me një numër të lartë të bizneseve të cilat kanë ndërprerë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të përpunuara nga SCAN TV, përgjatë periudhës Janar deri më 15 Maj 2023, në total 4668 subjekte kanë kaluar në status pasiv.
Në një treg të lirë hapja dhe mbyllja e bizneseve është një fenomen normal, por shifra e lartë e muajve të parë të vitit mund të vijë si pasojë e krizës së rritjes së çmimeve përgjatë vitit që kaloi dhe në vazhdim dhe rrjedhimisht e rritje së kostove të biznesit.
Mungesa e fuqisë punëtore është një tjetër arsye që po shkakton probleme mbi funksionimin normal të sipërmarrjeve. E ndarë sipas Drejtorive Rajonale, vihet re se Tirana zë vendin e parë për numrin e subjekteve të transferuara nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, me 2101 të tilla.
Lista vijon kryesisht me qarqet e mëdha, si Durrësi, Fieri, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Ndërsa me më pak subjekte të “shuara”, rezulton Dibra dhe Kukësi, të cilat konsiderohen edhe si qarqe me zhvillim të pakët ekonomik.
Sipas legjislacionit në fuqi, një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; apo deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.
Në regjistër janë të pasqyruara të gjitha bizneset që nga viti 1991 e më tej, që kanë marrë status pasiv. Numri total i subjekteve të listuara aktualisht arrin në rreth 147 mijë. Qëllimi i publikimit të kësaj liste është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv. “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj”.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - Në tre muaj janë shënuar 179 të tilla
Muaji mars ka rezultuar të jetë një nga muajt me më tepër ankesa në Prokurimet Publike. Të dhënat e Buletinit mujor raportojnë se 69 ankesa janë konstatuar......

A janë fuqizuar bashkitë në 5 vitet e fundit? - Analiza e shifrave/ Ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat
Zgjedhjet e 14 majit përqendruan vëmendjen jo vetëm tek procesi i votimit por edhe tek fakti se sa të shëndetshme janë bashkitë aktuale sa i takon mbledhjes së......

OBSH paralajmëron: Kujdes me përdorimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor!
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes të martën në përdorimin e inteligjencës artificiale për kujdesin shëndetësor publik, duke thënë se......

Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë?
Mendoni të ndryshoni punë apo të transferoheni diku? Vëzhgoni distancën që do t'ju duhet të udhëtoni për të arritur në zyrë, sepse nuk janë vetëm punët e ulura......

Konsumatorët amerikanë i mbajnë automjetet mesatarisht për një rekord prej 12.5 vjetësh!
Amerikanët po i mbajnë automjetet e tyre me motor me djegie më gjatë, sipas një studimi të ri. Mosha mesatare e makinave dhe kamionëve të lehtë në SHBA këtë......

Dënohet ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy – Gjykata e vendos në arrest shtëpie
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua në apel me tre vjet burg, dy vjet me kusht, për një vepër korrupsioni të kryer në vitin 2014, i njëjti dënim me......

Kush janë 10 gjuhët më të vështira në botë për t'u mësuar?
Përpjekja për të mësuar një gjuhë të re është e vështirë, megjithëse rezultatet padyshim ia vlejnë. Nëse po filloni udhëtimin tuaj të mësimit të gjuhës, është......

As inflacioni nuk e ndaloi konsumin në Greqi - Mbetet një shtytës kryesor i rritjes ekonomike për vendin
Një familje mesatare greke përdori të ardhurat zyrtare që deklaroi në vitin 2022, ndërkohë që disa sigurisht që "vunë dorë" dhe mbi depozitat, sipas analistëve......