Amnesty International: Rritje drastike e numrit të dënimeve me vdekje!

Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Folker Turk, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran këtë vit duke e bërë atë vendin me numrin më të madh të dënimeve me vdekje në botë. Këtë e tregon raporti i fundit i Amnesty International për dënimet me vdekje dhe ekzekutimet në vitin 2022. Vitin e kaluar, të paktën 576 njerëz u vranë në Iran - pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2021.
Numri i vdekjeve u ngrit ndjeshëm edhe në anën tjetër të Gjirit Persik: në Arabinë Saudite në vitin 2021, 196 njerëz u vranë. "Brenda një dite, Arabia Saudite ekzekutoi 81 persona," tha Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International Anges Calamar në prezantimin e raportit tha se Irani dhe Arabia Saudite së bashku janë përgjegjës për më shumë se 80 % të ekzekutimeve në botë.
Në vitin 2022, të paktën 883 persona u ekzekutuan në 20 vende të ndryshme të botës më shumë se në pesë vitet e fundit. Numri i ekzekutimeve është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2021: një rritje e tmerrshme prej më shumë se 300 rastesh ose mbi 50 %.
Ndërkohë që ekzekutimet në Kinë, të cilat ndoshta numërohen me mijëra, nuk janë as pjesë e statistikave: Kina e trajton numrin e ekzekutimeve si sekret shtetëror. E njëjta gjë vlen edhe për Vietnamin. Nuk ka të dhëna as nga Koreja e Veriut, e besohet se edhe në atë vend ka një numër të madh të ekzekutimeve. Në emër të shtetit vriten njerëz edhe në Japoni, SHBA dhe Singapor.
Sipas Amnesty International, më shumë se një e treta e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara ishin për trafik droge. Atyre u ndalohet shprehimisht dënimi me vdekje për krimet që nuk plotësojnë pragun e "krimeve më të rënda", për shembull për vrasje me paramendim. Kryetari i Komitetit për të Drejtat e Njeriut është gjithashtu i bindur se ekzekutimi i kriminelëve nuk ka një efekt parandalues.
Ka një fije shprese në këtë pamje të zymtë: gjashtë shtete të tjera e kanë hequr plotësisht ose të paktën pjesërisht dënimin me vdekje në vitin 2022. Situata ka ndryshuar veçanërisht në Afrikë: Sierra Leone dhe Republika e Afrikës Qendrore e kanë hequr plotësisht dënimin me vdekje.
Guinea Ekuatoriale dhe Zambia në një masë të madhe. Liberia dhe Gana po përgatiten ta shfuqizojnë atë. Deri në fund të vitit 2022, gjithsej 112 shtete e kanë hequr plotësisht dënimin me vdekje. Dhe pothuajse dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, ose 125 vende, votuan në dhjetor për një moratorium mbi dënimin me vdekje. DW
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

‘Kërcen’ Dollari amerikan dhe monedha europiane – Rritje e ndjeshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera ka regjistruar një rritje të konsiderueshme këtë mëngjes nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103 lekë......

Suedia, drejt vendeve të para "pa duhan" në botë – Si po ja del vendi skandinav?
Vendi skandinav është një udhërrëfyes kur vjen puna për të lënë duhanin, por format e tjera të konsumit të duhanit janë ende të njohura. Suedia është në......

Si bëheshin votimet në Shqipërinë e vitit 1923! Nga vota e grave dhe me sfera, te gjoba për ata që nuk paraqiteshin për të votuar. Detajet e procesit zgjedhor që prodhoi ngjarjet e vitit 1924
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Një nga zgjedhjet më problematike në historinë e Shqipërisë janë edhe ato të vitit 1923. Këto zgjedhje dhe problematikat e tyre......

17.3 mln lekë të tjera për Auto Moto Park - Hapet tenderi për studimin e fizibilitetit të projektit për pistë garash në Shqipëri
Rreth 17.3 mln lekë pritet të kushtojë studimi i fizibilitetit pët Auto Moto Parkun, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit. Pas shpalljes së......

Kriza “shuan” mbi 4600 biznese - Shpërndarja sipas rajoneve e sipërmarrjeve që kanë ndërprerë aktivitetin
Viti 2023 ka nisur me një numër të lartë të bizneseve të cilat kanë ndërprerë aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - Në tre muaj janë shënuar 179 të tilla
Muaji mars ka rezultuar të jetë një nga muajt me më tepër ankesa në Prokurimet Publike. Të dhënat e Buletinit mujor raportojnë se 69 ankesa janë konstatuar......

A janë fuqizuar bashkitë në 5 vitet e fundit? - Analiza e shifrave/ Ecuria e të ardhurave nga taksat dhe tarifat
Zgjedhjet e 14 majit përqendruan vëmendjen jo vetëm tek procesi i votimit por edhe tek fakti se sa të shëndetshme janë bashkitë aktuale sa i takon mbledhjes së......

OBSH paralajmëron: Kujdes me përdorimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor!
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes të martën në përdorimin e inteligjencës artificiale për kujdesin shëndetësor publik, duke thënë se......