Europa Postuar më 17 Maj 2023, 11:03

BQE gjobit me 6.3 milionë euro Goldman Sachs - Akuza, nënvlerësim i nevojave për kapital, refuzohet apelimi

Nga SCAN TV
BQE gjobit me 6.3 milionë euro Goldman Sachs - Akuza, nënvlerësim

Banka Qendrore Europiane ka vendosur një gjobë administrative prej 6.3 milionë eurosh për Goldman Sachs Europe për gabime në llogaritjen e aktiveve të ponderuara për rrezikun e kreditit. Në 2019, 2020 dhe 2021, për tetë tremujorë radhazi, instituti komunikoi aktive të bankës ose ekspozimet jashtë bilancit, të ponderuara sipas rrezikut, më të ulëta se sa duhej. Kjo sipas BQE - së ka ndodhur për shkak se banka ka klasifikuar gabimisht ekspozimet e korporatave dhe i ka aplikuar ato një peshë më të ulët se ajo e parashikuar nga rregullat bankare.

Për më tepër, "mangësitë në kontrollet e brendshme" e penguan Goldman të "zbulonte menjëherë gabimin". Si rezultat, banka i komunikoi BQE-së shifra të pasakta, duke penguar kështu Eurotower-in të kishte një pamje të plotë të profilit të rrezikut. Goldman Sachs ka raportuar raporte më të larta seç duhet të kishte, duke nënvlerësuar nevojat e saj për kapital.

Në një deklaratë për mediat Goldman Sachs sqaron se ka punuar ngushtë me BQE-në gjatë gjithë procesit dhe se janë të kënaqur që e kanë zgjidhur plotësisht çështjen. Deklarata - duke iu referuar një "zgjidhjeje të plotë" - sugjeron qartë se gjigandi bankar amerikan nuk do të apelojë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Raportet e kapitalit - nënvizon Eurotower - janë tregues kyç të fuqisë së kapitalit të një banke dhe aftësisë së saj për të absorbuar humbjet dhe për këtë arsye BQE e ka klasifikuar këtë shkelje si "të rëndë".

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat