Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2024, 11:20

Prodhimet shqiptare “furnizojnë” botën - 9-mujori/ Rritet me 56 mijë ton sasia e produkteve në tregjet ndërkombëtare

Nga SCAN TV
Prodhimet shqiptare “furnizojnë” botën - 9-mujori/ Rritet

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Prania e produkteve bujqësore “Made in Albania” në supermarketet e huaja ka regjistruar rritje të ndjeshme. Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare janë rritur me 19 % përgjatë 9 muajve të parë të vitit.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë për periudhën Janar-Shtator 2024 janë eksportuar 358.380 ton produkte bujqësore, nga 301.965 ton të eksportuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje me 56.524 ton.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, nxjerrin në pah se në dy muajt kryesorë të sezonit Qershor-Korrik 2024, në total janë eksportuar 188 644 ton produkte bujqësore, ku më i mbarë në këtë drejtim ka qenë muaji Qershor.

Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare.

Viti 2023 u mbyll me një shifër totale eksportesh në vlerën e 55.7 miliard lekëve, duke shënuar një rritje me 7.7% gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022.

Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit, të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.

Nga ana tjetër produktet shqiptare përgjatë sezonit veror zënë një vend të rëndësishëm edhe në tregun e brendshëm, duke furnizuar jo vetëm kërkesën konsumatorë vendase por edhe të turistëve të huaj, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë janë më të orientuar drejt prodhimeve lokale.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat