Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2024, 15:52

Poli i Sigurisë Kibernetike do të ndërtohet në Sauk - Sipërfaqja totale e objektit mbi 9 mijë metër katror

Nga SCAN TV
Poli i Sigurisë Kibernetike do të ndërtohet në Sauk -

Shqipëria do të ketë  një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.

Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond limit 673 milionë lekë për realizimin e këtij projekti.

Projekti zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rrethrrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial.

Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunksionale, përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurisë kibernetike. Territori zë një hapësirë prej 9600 metër katror.

Projekti parashikon që Poli i ri të përbëhet nga katër objekte 4 katësh që lidhen me një platformë në katin +1, dhe me një kat nëntokesor parkimi.

Sipërfaqja totale e objektit do të jetë 9 mijë e 382 metër katror.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat