Tatimet mbledhin 284 milionë euro më shumë në 6 mujor - Turizmi dhe sigurimet “karikojnë” buxhetin e shtetit

Elisabeta Dosku/ SCAN
Administrata tatimore ka mbledhur 28.5 miliardë lekë apo 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë, por edhe turistët e huaj përgjatë gjysmës së parë të vitit. Të dhënat paraprake nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë një kapërcim të konsiderueshëm të të ardhurave duke vijuar trendin në rritje që ka nisur që në fillim të këtij viti.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve 2022 apo 2021, rritja është shumë më e lartë, ku diferenca më e madhe është në raport me 2021-shin me rreth 67.6 miliardë lekë më shumë, apo 670 milionë euro.
Ndërsa vetëm për muajin Qershor, të ardhurat tatimore duket se janë rritur me 3.2 miliardë lekë apo 32 milionë euro krahasuar me Qershor 2023 dhe shumë më tepër në raport me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme.
Kjo rritje vjen nga mbledhja e më shumë të ardhurave nga TVSH, ku rol të ndjeshëm luan rritja e konsumit përgjatë kësaj periudhe që vjen si rrjedhojë e rritjes së pagave, shtimit të fluksit të turistëve dhe rënies së inflacionit.
Po ashtu, ndikim pozitiv kanë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat kanë shtuar ndjeshëm kontributin në buxhet, për shkak të rritjes së pagave, rritjes së pagës minimale si dhe formalizimit.
Tatimi mbi të ardhurat personale është gjithashtu një zë që ka peshë të rëndësishme në këtë performancë, që i referohet një pjese të mirë taksash që mblidhen nga tatimi mbi pagat, por edhe tatimi mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme dhe qiratë.
Tatimi mbi fitimin gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave tatimore përgjatë kësaj periudhe.
Sondazh

Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite? - Vendi ynë, me rënien më të lartë në hartën europiane
Xhorxhina Deda/ SCAN Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popoullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm si numri i......

Tender për rehabilitim në HEC KOMAN - KESH hap procedurën për galerinë, sheshin dhe dekovilin
Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për rehabilitimin e galerisë së pjerrët në Hidrocentralin e Komanit, për dekovilin e ri dhe për......

Temperaturat ekstreme në Kosovë - Qeveria merr masa, kufizon orarin e punës për disa kategori
Dorina Kurtaj/ SCAN Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, qeveria e Kosovës ka marrë masa për kufizimin e orarit të punës nga data......

Si reaguan tregjet pas atentatit të Trump? - Përpjekja për vrasjen e Trump ndryshon tregun
Dorina Kurtaj/ SCAN Atentati ndaj Donald Trump është një pikë kthese në betejën parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara, ku ish-presidenti amerikan duket se jo......

Spanja pret numër rekord turistësh këtë verë - Protestat anti turizëm përfshijnë vendin
Dorina Kurtaj/ SCAN Gati 41 milionë turistë të huaj, një rekord i ri, pritet të vizitojnë Spanjën këtë verë, ku lëvizja kundër hiperturizmit është në......

Zhvillimi ekonomik, SHBA dhe Kina po ngadalësohen - Rradha e Bashkimit Europian për të qenë në krye
Dorina Kurtaj/ SCAN Ekonomia e Eurozonës u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën kohë inflacioni ra ndjeshëm. Instituti......

130 miliard dollarë për centralet bërthamore në Europën Lindore - Qeveritë po planifikojnë projekte pa e ditur se kush do të paguajë për ‘to
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpërthimi në uzinën e Çernobilit në vitin 1986 frenoi stuhinë e projekteve bërthamore në Europën Lindore gjatë epokës sovjetike dhe më......

Verërat “Made in Albania” vendosin rekord në eksport. Zgjerohet terreni i shitjeve në botë, më shumë vreshta në prodhim
Vera “Made in Albania” është produkt që po zgjeron çdo ditë e më shumë terrenin në tregjet ndërkombëtare, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat......