Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2024, 10:18

Verërat “Made in Albania” vendosin rekord në eksport. Zgjerohet terreni i shitjeve në botë, më shumë vreshta në prodhim

Nga SCAN TV
Verërat “Made in Albania” vendosin rekord në

Vera “Made in Albania” është  produkt që po zgjeron çdo ditë e më shumë terrenin në tregjet ndërkombëtare, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat dhe kujdesit që po i kushtojnë cilësisë së prodhimit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se përgjatë vitit 2023, eksporti i verës, është rriture me 138% më shumë në sasi,  krahasuar me vitin paraardhës . Kështu, nga 25.9 ton që u eksportuan në 2022,  gjatë vitit të kaluar shifra arriti në 61.7 ton. apo rreth 2.5 herë më shumë.

Po të krahasohet nga viti 2019 dhe në vijim, rritja ka qenë me hapa të konsiderueshëm, pasi përpara 6 viteve eksportoheshin vetëm 7.3 ton verë.   Kjo rritje vjen edhe për shkak të  mbështetjes që i është dhënë sektorit të verës nga Skemat Kombëtare në vite dhe Programi IPARD për rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, investimet në pajisje teknologjike për procesin e prodhimit, rritja e certifikimi i fidanëve autoktone dhe mbështetja për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare në tregje elitare.

Në vitin 2023 janë regjistruar 10178 hektarë vreshta dhe 9822 hektarë vreshti në prodhim.  Prodhimi total i rrushit përgjatë këtij viti regjistrohet në 179.7 mijë ton. Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Vitin e kaluar Shqipëria është bërë shteti i 50-të në botë i anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), gjë që do ti japë më shumë mundësi prodhuesve për të depërtuar më shumë në tregjet e huaja, për të krijuar ura bashkëpunimi si dhe për tu njohur me kultivarë dhe teknologji të reja të prodhimit.

Po ashtu, ligji i ri i vreshtarisë i cili hyri në fuqi në vitin 2024, konsiderohet si një tjetër instrument në të mirë të sektorit, i cili vendos rregulla të reja, kontroll të shtuar si dhe pritet të ndikojë në rritjen formalizimit, i cili është problem kryesor.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat