“Shpenzoni kusurin”, fushata e veçantë në Belgjikë. Objektiv, rikthimi në qarkullim i monedhave të vjetra

Një fushatë që u kërkon qytetarëve të shpenzojnë kusurin e tyre ka nisur në Belgjikë, duke dëshmuar se paratë e gatshme po humbasin “terren”. Fushata "shpenzo kusurin" u shfaq në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave, duke inkurajuar belgët të nxjerrin nga xhepat dhe shtëpitë e tyre monedha të harruara, që llogariten të jenë 4.2 miliardë copë me një vlerë prej 1.5 miliard euro. Megjithëse përdorimi i parave cash është tkurrur dukshëm në vend me bizneset që shpesh nuk arrijnë t'u japin kusur klientëve.
Shumë shoqata tregtare që operojnë në vend kanë paralajmëruar për një mungesë valutore. Gjithashtu, tre institucione të mëdha financiare kanë folur për mungesë të monedhave 5, 10 dhe 20 cent nga viti 2022. Që nga kriza e pandemisë, konsumatorët i kanë përdorur këto monedha shumë më pak për të paguar blerjet e tyre dhe në vend të kësaj po i mbajnë ato, duke i penguar ato të kthehen te tregtarët dhe bankat. Megjithatë, duke qenë se tregtarët ende kanë nevojë për këto monedha, krijohet një mungesë. Qëllimi i fushatës tani është të kthejë në qarkullim mjaftueshëm monedha dhe të parandalojë prodhimin e të rejave. Në këtë kontekst, qytetarët inkurajohen t'i shpenzojnë, t'i depozitojnë në bankë ose t'ua dhurojnë organizatave.
Sipas përllogaritjeve belge, duke kthyer vetëm 2% të monedhave “të harruara”, shteti mund të kursejë çdo vit të paktën 5 milion euro kosto prodhimi. Gjithashtu, shmangia e prodhimit të ri ka përfitime mjedisore, pasi krijimi dhe transportimi i tyre çliron një sasi të konsiderueshme të dioksidit të karbonit. Arsyeja kryesore pse po harrohen monedhat është, natyrisht, se gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen metodave të pagesës dixhitale. Sipas një raporti të EKT-së për sjelljen e konsumatorëve, paratë e gatshme janë përdorur për 59% të transaksioneve në Eurozonë në vitin 2022. Kjo shifër është shumë më e ulët se 72% e regjistruar në 2019-ën.
I njëjti sondazh doli në përfundimin se megjithëse konsumatorët preferojnë mënyrat e pagesës elektronike, ata vlerësojnë gjithashtu opsionin për të paguar me para në dorë, veçanërisht ata mbi 55 vjeç.
Austria, Gjermania dhe Irlanda kanë përqindjen më të lartë të qytetarëve që ende preferojnë cash, me përkatësisht 45%, 30% dhe 28%. Në të kundërt, Finlanda regjistroi përqindjen më të ulët me vetëm 7% të qytetarëve që preferojnë paratë e gatshme në vend të pagesave elektronike.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Si ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë për stabilitetin e kursit të këmbimit? - BSH: Në tre muajt e parë janë janë blerë 32.60 milionë euro përmes ankandeve
Kursi i këmbimit midis monedhës shqiptare dhe asaj europiane prej më shumë se një viti nuk ka arritur stabilitetin e duhur. Por, që nga muaji maj i këtij viti......

“38% më shumë individë që punojnë në të zezë” - ISHP inspektoi 4948 biznese mbi bazë risku në 6 muajt e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vijuar me kontrollet për respektimin e standarteve të punës sipas......

Zënia e peshkut në “revansh”, rritje me 39 % - Kërkesa e shtuar/ Peshkatarët kapin mbi 1300 ton në 5 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN Zënia e produkteve peshkore në det ka regjistruar një rritje prej 39% gjatë periudhës janar-maji 2024, krahasuar me një vit më parë.......

Klubi i të pasurve në botë: 2 trilion dollarë për 14 persona - 58 milionerë mbajnë gjysmën e pasurisë globale
Dorina Kurtaj /SCAN Në botë ekziston një klub ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë. Pjesë e tij janë vetëm 14......

Kriza e strehimit në Spanjë - Numri i të pastrehëve rritet paralelisht me atë të turistëve
Dorina Kurtaj /SCAN Një numër në rritje i spanjollëve po përballen me të qënurit të pastrehë si pasojë e mungesës së banesave sociale dhe rregulloreve që......

Reduktimi i numrit të shqiptarëve në Ballkan - Jashtë kufijve të vendit jetojnë 2 milion shqiptarë
Dorina Kurtaj / SCAN Në pesë vitet e fundit numri i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të......

Censi 2023, nga 2011 fuqia punëtore ra me 350 mijë persona - Pesimizmi, rënia më e madhe në grupmoshën nga 15-19 vjeç
Në 12 vite numri i banorëve të aftë për punë në Shqipëri ka rënë me 350 mijë vetë. Sipas të dhënave paraprake të Censit 2023 nga 1.9 milion banorë të aftë për......

Si të bëhesh rezident në Monako - Procesi nis pas depozitimit të 500 mijë eurove në bankë
Dorina Kurtaj /SCAN A keni ëndërr të bëni një shëtitje pranë rrugës së famshme të Monakos, Grimaldi, dhe në vend që të shikoni apartamente luksoze, të keni......