“38% më shumë individë që punojnë në të zezë” - ISHP inspektoi 4948 biznese mbi bazë risku në 6 muajt e parë të vitit

Ledina Elezi/SCAN
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vijuar me kontrollet për respektimin e standarteve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset në gjashtëmujorin e parë 2024.
Në periudhën janar-qershor janë inspektuar gjithsej 4948 subjekte mbi bazë risku, ndërsa 303 inspektime të tjera janë kryer për shkak të ankesave nga punonjësit apo persona të tretë, 33% më shumë krahasuar me 2023. Nga 303 inspektime të kryera si rezultat i ankesave, rreth 74% e ankesave janë zgjidhur në favor të punëmarrësve. Ndërkaq, 8381 biznese të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni i Punës.
Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka marrë një sërë vendimesh për pezullimin e aktivitetit të 560 bizneseve. Gjithashtu, janë dhënë 847 paralajmërime dhe janë vendosur 90 gjoba për subjektet e inspektuara.
Në gjysmën e parë të vitit 2024, ka pasur një numër më të vogël punonjësish të aksidentuar në punë. Referuar të dhënave nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, këtë vit janë regjistruar 7% më pak aksidente në punë krahasuar me vitin 2023.
Nga ana tjetër ka pasur edhe një rritje të lartë të informalitetit, ku në 6 muajt e parë të 2024-ës janë identifikuar 38% më shumë persona që punonin në të zezë se në vitin 2023. Pas deklarimit të pagës së tyre, çdo muaj janë shtuar 10,8 milion lekë të ardhura në buxhet.
Sondazh

Zënia e peshkut në “revansh”, rritje me 39 % - Kërkesa e shtuar/ Peshkatarët kapin mbi 1300 ton në 5 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN Zënia e produkteve peshkore në det ka regjistruar një rritje prej 39% gjatë periudhës janar-maji 2024, krahasuar me një vit më parë.......

Klubi i të pasurve në botë: 2 trilion dollarë për 14 persona - 58 milionerë mbajnë gjysmën e pasurisë globale
Dorina Kurtaj /SCAN Në botë ekziston një klub ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë. Pjesë e tij janë vetëm 14......

Kriza e strehimit në Spanjë - Numri i të pastrehëve rritet paralelisht me atë të turistëve
Dorina Kurtaj /SCAN Një numër në rritje i spanjollëve po përballen me të qënurit të pastrehë si pasojë e mungesës së banesave sociale dhe rregulloreve që......

Reduktimi i numrit të shqiptarëve në Ballkan - Jashtë kufijve të vendit jetojnë 2 milion shqiptarë
Dorina Kurtaj / SCAN Në pesë vitet e fundit numri i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të......

Censi 2023, nga 2011 fuqia punëtore ra me 350 mijë persona - Pesimizmi, rënia më e madhe në grupmoshën nga 15-19 vjeç
Në 12 vite numri i banorëve të aftë për punë në Shqipëri ka rënë me 350 mijë vetë. Sipas të dhënave paraprake të Censit 2023 nga 1.9 milion banorë të aftë për......

Si të bëhesh rezident në Monako - Procesi nis pas depozitimit të 500 mijë eurove në bankë
Dorina Kurtaj /SCAN A keni ëndërr të bëni një shëtitje pranë rrugës së famshme të Monakos, Grimaldi, dhe në vend që të shikoni apartamente luksoze, të keni......

Privati “urgjencë” për punonjës krahu - Cilat janë zanatet me të kërkuara nga tregu aktualisht?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ecuria pozitive e sektorit të turizmit dhe ndërtimit, dy nga fushat të cilat janë kyç për rritjen ekonomike në Shqipëri dhe nxitjen e......

Kush e synon pengimin e integrimit të Ballkanit në BE? - DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe......