Kriza e strehimit në Spanjë - Numri i të pastrehëve rritet paralelisht me atë të turistëve

Dorina Kurtaj /SCAN
Një numër në rritje i spanjollëve po përballen me të qënurit të pastrehë si pasojë e mungesës së banesave sociale dhe rregulloreve që pengojnë qiratë afatgjatë. Situata është përkeqësuar nga një ‘boom’ i lejeve për pushime në platforma të tilla si Airbnb dhe Booking.com, e cila ka nxitur një valë protestash në të gjithë vendin javët e fundit.
Shkalla e të pastrehëve është rritur me 24% që nga viti 2012 në 28.000 njerëz, sipas statistikave zyrtare, ndërsa, sipas një raporti të Bankës së Spanjës, rreth 45% e njerëzve që jetojnë në strehim me qira janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, duke shënuar përqindjen më të lartë në Europë.
Të pastrehët janë rritur ndjeshëm në të gjithë Europën gjatë dekadës së fundit, por shtrirja e problemit në Spanjë është ‘maskuar’ nga të rinjtë spanjollë që zgjedhin të jetojnë më gjatë me prindërit e tyre. Më shumë se 60% e 18-34-vjeçarëve jetojnë në shtëpinë e familjes dhe Spanja ka normën më të shpejtë në rritje të të rinjve që jetonin me prindërit e tyre midis ekonomive kryesore europiane midis 2008 dhe 2022. Stoku i banesave sociale në Spanjë është vetëm 1.5% e të gjitha shtëpive krahasuar me një mesatare evropiane prej 9%. Konkurrenca për apartamente me qira private është e ashpër. Rreth 40 persona i përgjigjen çdo listimi që del në treg në Madrid, sipas faqes së internetit të listave të pronave Idealista.
Plani aktual i qeverisë socialiste për banesat publike do të shtojë 184.000 njësi gjatë tre viteve të ardhshme. Kryeministri Pedro Sanchez tha në maj se do të dëshironte që stoku i banesave sociale të përputhej me mesataren europiane gjatë mandatit të tij që përfundon në 2027. Por Banka e Spanjës vlerëson se nevojiten edhe 1.5 milionë shtëpi të tjera për të arritur këtë objektiv. Sipas të dhënave zyrtare, ritmi prej 90.000 njësi në vit i ndërtimit të shtëpive është në rënie të rritjes së kërkesës dhe shumë më poshtë se 650.000 shtëpitë e ndërtuara në vitin 2008. Qytetet e mëdha si Madridi gjithashtu duhet të përballen me migrimin nga fshati drejt qendrave urbane ku janë vendet e punës. Rreth 48.000 njerëz janë në listën e pritjes për strehim social në kryeqytetin spanjoll. Pronarët po kërkojnë garanci për pagesën e qirasë nga qiramarrësit që më të varfërit nuk mund t'i japin, sipas tre OJQ-ve të konsultuara nga Reuters. Kriza është aq e mprehtë sa qytetet spanjolle po përpiqen të kufizojnë ose të heqin gradualisht apartamentet për pushime.
Sondazh

Reduktimi i numrit të shqiptarëve në Ballkan - Jashtë kufijve të vendit jetojnë 2 milion shqiptarë
Dorina Kurtaj / SCAN Në pesë vitet e fundit numri i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të......

Censi 2023, nga 2011 fuqia punëtore ra me 350 mijë persona - Pesimizmi, rënia më e madhe në grupmoshën nga 15-19 vjeç
Në 12 vite numri i banorëve të aftë për punë në Shqipëri ka rënë me 350 mijë vetë. Sipas të dhënave paraprake të Censit 2023 nga 1.9 milion banorë të aftë për......

Si të bëhesh rezident në Monako - Procesi nis pas depozitimit të 500 mijë eurove në bankë
Dorina Kurtaj /SCAN A keni ëndërr të bëni një shëtitje pranë rrugës së famshme të Monakos, Grimaldi, dhe në vend që të shikoni apartamente luksoze, të keni......

Privati “urgjencë” për punonjës krahu - Cilat janë zanatet me të kërkuara nga tregu aktualisht?
Elisabeta Dosku/ SCAN Ecuria pozitive e sektorit të turizmit dhe ndërtimit, dy nga fushat të cilat janë kyç për rritjen ekonomike në Shqipëri dhe nxitjen e......

Kush e synon pengimin e integrimit të Ballkanit në BE? - DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe......

Sa biznese janë hapur sipas kombësisë në 6 muaj? - Më shumë subjekte si Person Fizik, 7250 në total
Diamila Leka/ Scan Të dhënat e Opendata raportojnë që në 6 muajt e parë të këtij viti janë hapur gjithsej 9809 biznese në Shqipëri. Por duke e analizuar të......

Nuk ka më zyra të lira në Abu Dhabi - Projekt për shfrytëzimin e hapësirave të reja në një ishull fqinj
Dorina Kurtaj /SCAN Përpjekja e Abu Dhabit për t'u bërë një qendër globale për kapitalin ndërkombëtar po krijon një mungesë të hapësirave për zyra në......

Si do të jenë tenderat e së nesërmes? - Ndryshojnë rregullat/ Përcaktohen oferta do të kenë përparësi
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria synon të forcojë rregullat dhe të rrisë kontrollin sa i takon tenderave publikë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të......