Si do të jenë tenderat e së nesërmes? - Ndryshojnë rregullat/ Përcaktohen oferta do të kenë përparësi

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria synon të forcojë rregullat dhe të rrisë kontrollin sa i takon tenderave publikë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të financave publike 2023-2030, thuhet se do të synohet përmirësimi i cilësisë dhe eficiencës në procedurat e prokurimit, përmes përdorimit të kriterit te vlerësimit “Oferta ekonomikisht me e favorshme bazuar ne kosto”.
Po ashtu do të jetë në fokus hartimi dhe zbatimi i prokurimit publik të gjelbër. Masë e cila përfshin përgatitjen e metodologjisë për zbatimin e kritereve të prokurimit të gjelbër apo efiçencës së energjisë; Zhvillimin dhe ofrimin e trajnimeve mbi prokurimin e gjelbër/efiçencën e energjisë për profesionistët e prokurimit; Rishikimin dhe ndryshimin e kuadrit rregullator, nëse do të jetë e nevojshme.
Nga ana tjetër synohet të ndërhyhet në rritjen e efiçencës të sistemit të shqyrtimit të ankesave duke rritur shpejtësinë e vendimmarrjes. Për këtë qëllim do të merren masa për plotësimin e vendeve vakante në staf, kryerjen çdo vit e vlerësimit të nevojave për trajnim, zhvillimin dhe ofrimin e aktiviteteve të specializuara për ngritjen e kapaciteteve për inspektorët, përditësimin e sistemit elektronik të ankesave, zbatimin e sistemit kundër ryshfetit.
Paralelisht do të punohet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për koncesionet dhe partneritetin publik- privat. Të gjitha këto masa planifikohet që të bëhen të realizueshme deri në fund të vitit 2025.
Pak kohë më parë kryeministri Edi rama njoftoi se ministritë dhe institucionet e varësisë nuk do të kenë më të drejtë ta hapin tendera si dhe bëri me dije se nuk do ketë më tendera për blerje të vogla. Sipas tij operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla që të mos bëjnë tendera për çdo dërrasë të zezë, për çdo karrige apo tavolina zyre, por të blejnë direkt nga katalogu, i quajtur “Albzonë” një lloj amazon i mallrave për të gjitha shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë, para dhe duke i mbyllur derën korrupsionit.
Sondazh

Ndërprerja e plotë energjisë, Drenova: Ja e vërteta - Drejtori i OST flet për shkaqet e ‘blackout-it’ që ndodhi më 21 qershor 2024
Më 21 qershor 2024 në katër vende të Ballkanit, përkatësisht Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë e pjesërisht në Kroaci, pati një ndërprerje të plotë të......

Pipiria: Tatimi i rivlerësimit duhet të jetë 0% - “Nëse pronat tatohen 15%, duhet të llogariten kostot”
Diamila Leka/ Scan Agjentët imobiliarë i kanë bërë kërkesë Parlamentit të avancojë projektligji i rivlerësimit 3%. NË një intervistë për Scan, Reinaldo......

A e kanë braktisur Shqipërinë pushuesit nga Kosova? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë shifrat?
Ledina Elezi/SCAN Vendi ynë ka shënuar një rekord të ri turistësh të huaj në 6 muajt e parë të këtij viti. Që prej muajit janar, Shqipërinë e kanë vizituar......

Bie numri i të vetëpunësuarve në vitin 2023 - Zënë 29.7% të peshës, nga 31.5% që ishte një vit më parë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas vlerësimeve të INSTAT mbi tregun e punës, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 49.0% e të punësuarve janë të punësuar me......

AMF, rregullore e re për fondet e pensionit privat - Shtohen raportimet e shoqërive administruese për pasqyrat financiare
Ledina Elezi/SCAN Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po shton dhe ashpërson raportimet që duhet të bëjnë shoqëritë administruese të fondeve të......

Projekti: “Parku i Artit të Tiranës” do të ngrihet në Petrelë - Godinat ushtarake do të transformohen në galeri arti
Në Petrelë do të ndërtohet Parku i Artit të Tiranës. Projekti për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tashmë tenderin, parashikon adaptimin e......

Qen dhe skaner për të kapur paratë e padeklaruara në kufi - Mbi 173 mijë euro të sekuestruara gjatë këtij viti, ndjekje penale
Elisabeta Dosku/ SCAN Lëvizja me para të padeklaruara në kufi kryesisht nga ana e qytetarëve shqiptarë, por nuk përjashtohen edhe turistët e huaj, vijon të......

Bota po bëhet më e pasur, por kush po përfiton më shumë?
Edel Strazimiri / SCAN Vlera e aseteve në të gjithë globin u rrit në 477 trilionë dollarë (441 trilionë euro) në vitin 2023, sipas raportit të pasurisë......