Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2024, 13:58

Pipiria: Tatimi i rivlerësimit duhet të jetë 0% - “Nëse pronat tatohen 15%, duhet të llogariten kostot”

Nga SCAN TV
Pipiria: Tatimi i rivlerësimit duhet të jetë 0% -

Diamila Leka/ Scan

Agjentët imobiliarë i kanë bërë kërkesë Parlamentit të avancojë projektligji i rivlerësimit 3%. NË një intervistë për Scan, Reinaldo Pipira drejtori i NAREA, u shpreh se tregu po tkurret shumë shpejt.

“Teorikisht tregu është gjithmonë e në rritje, por ne normalisht ne duhet të shikojmë shifrat. Shifrat tregojnë që numri i transaksioneve ka rënë në në 5.8% nga 2022 në 2023. Por ndërkohë që ka rënë numri i transaksioneve, tatimi që duhet të ishtë mbledhur ka rënë shumë më tepër. Ka rënë 4-5 fish më tepër. Kështu që ka një rezultat, tregu po tkurret shumë më shpejt sikurse se ç’tkurret në terma nominalë.”

Sipas Pipirias nëse do vazhdohet që rivlerësimi të tatohet me 15% duhet të llogariten dhe kostot.

“Kështu që pse duhet të tatohet 15%. Në të njëjtën kohë në vendet e OECD në vendet perëndimore, patjetër që kalkulohen dhe kostot. Edhe në atë moment kur tik e një fitim kapital, patjetër që kalkulohen kostot, kredia, kostot financiare të kredisë, të blerjes, të restaurimit, së rritjes së performancës së efiçencës së energjisë sepse ti investon”

Por sa do të ishte ideal tatimi i pasurive të paluajtshme nga 15% që është aktualisht?

“0%. Kështu e kanë 2/3 e vendeve të OECD. Në një moment kur t’i tregton pasuri që e ke pasur si banesë kryesore e ke 0%. Patjetër që ka disa kufizime kohore, pasi ti je specular në treg që sot e blen dhe pas një viti e shet ky është spekulim. Por ka shembuj të shëndetshëm të Bashkimit Europian, kemi Italinë, Austrinë, Gjermaninë etj.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat