Projekti: “Parku i Artit të Tiranës” do të ngrihet në Petrelë - Godinat ushtarake do të transformohen në galeri arti

Në Petrelë do të ndërtohet Parku i Artit të Tiranës. Projekti për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tashmë tenderin, parashikon adaptimin e strukturave të vjetra, të cilat janë të amortizuara, duke i dhënë një rinovim të plotë dhe duke i përshtatur ato për funksione të reja kulturore.
Ky park do të shërbejë si një qendër të rëndësishme për artin dhe kulturën jo vetëm në zonën e Petrelës, por për të gjithë kryeqytetin, duke ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh për komunitetin lokal dhe për vizitorët.
Praktikisht godinat e vjetra të ish repartit ushtarak do të transformohen për krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për galeri arti, për të praktikuar artin (pikturë, skulpturë, fotografi etj.), për edukim cilësor dhe kushte të favorshme pune, si për punonjësit, ashtu edhe për artistët e grupmoshave të ndryshme, studentët e arteve, vizitorët vendas e të huaj.
Hapësirat duhet të konceptohen për të ekspozuar dhe për të promovuar artin në shumë forma të tij. Kjo përfshin skulptura të mëdha, instalime interaktive, galeri të hapura, hapësira për performanca, dhe ku artistët mund të ushtrojnë profesionin e tyre.
Sondazh

Qen dhe skaner për të kapur paratë e padeklaruara në kufi - Mbi 173 mijë euro të sekuestruara gjatë këtij viti, ndjekje penale
Elisabeta Dosku/ SCAN Lëvizja me para të padeklaruara në kufi kryesisht nga ana e qytetarëve shqiptarë, por nuk përjashtohen edhe turistët e huaj, vijon të......

Bota po bëhet më e pasur, por kush po përfiton më shumë?
Edel Strazimiri / SCAN Vlera e aseteve në të gjithë globin u rrit në 477 trilionë dollarë (441 trilionë euro) në vitin 2023, sipas raportit të pasurisë......

Rreth 25% e të rinjve jashtë tregut të punës - Ato me arsim të mesëm janë më të prekurit
Armela Duka/SCAN Papunësia mbetet ende sfidë në vendin tonë, sidomos kur analizojmë situatën nga afër përmes shifrave. Në vitin 2023, pavarësisht se norma e......

Agjentët imobiliar kërkesë Parlamentit për rivlerësimin 3% - Shoqata: Ngërç, zvarritja ka bllokuar shit-blerjen e pasurive të paluajtshme!
Diamila Leka/ Scan Agjencitë imobiliare në një deklaratë të përbashkët i drejtohen një zëri Parlamentit që të avancojë në lidhje me miratimin e taksës së......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore - Forcohen Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota konstante teksa është blerë sot me 91.8lekë dhe është shitur me 92.8 lekë duke mos ndryshuar shumë nga dita e......

Mete zhvillon takim me Shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë!
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anke Weber. Takimi u zhvillua në......

Për çfarë ankohen më shumë në Prokurime Publike? - Në 5 muaj regjistrohen 388 ankesa, arkëtohen 7.9 milionë lekë si garanci
Diamila Leka/ Scan Komisioni i Prokurimit Publik ka regjistruar 93 ankesa gjithsej për muajin maj. Dhe duke i analizuar ankesat sipas procesit për të cilin......

Pse po bien shitjet e automjeteve elektrike? - Pasoja të rënda për prodhuesit
Dorina Kurtaj /SCAN Prodhuesit e automjeteve që kanë investuar veçanërisht shumë në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve të pastra elektrike po detyrohen......