Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2024, 10:57

Për çfarë ankohen më shumë në Prokurime Publike? - Në 5 muaj regjistrohen 388 ankesa, arkëtohen 7.9 milionë lekë si garanci

Nga SCAN TV
Për çfarë ankohen më shumë në Prokurime Publike?

Diamila Leka/ Scan

Komisioni i Prokurimit Publik ka regjistruar 93 ankesa gjithsej për muajin maj. Dhe duke i analizuar ankesat sipas procesit për të cilin është paraqitur ankimi, 32 janë adresuar për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 61 për vlerësim ofertash.

Por nëse do i analizojmë sipas llojit të kontratës, më shumë janë regjistruar ankesa për Mall ku janë 70 në total, 14 për shërbime dhe 9 për punë publike. Sipas të dhënave të detajuara, në 5 muaj janë adresuar gjithsej 388 ankesa në total.

Por si është raporti i qarqeve në lidhje me ankesat?

Tirana kryeson listën e ankesave duke adresuar 51 të tilla. Ndërsa qarqet e tjera janë më të moderuar përsa i përket ankesave, ku Shkodra, Fieri dhe Korça kanë përkatësisht nga 10, 9, 6 ankesa. Nga 4 ankesa kanë adresuar qarku i Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës. Qarku i Kukësit ka vetëm 3 ankesa, ndërsa nga 1 kanë qarku i Beratit dhe Lezhës.

Për t’u ndalur në tarifat financiare, për muajin maj janë arkëtuar si garanci për procedura prokurimi 7.9 milionë lekë ndërsa tarifa financiare të kthyera nga Operatorët Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procesit janë rreth 8.7 milionë lekë.

Dhe rreth 965 mijë lekë janë tarifa financiare për t’u derdhur në Buxhetin e Shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat